Data 13 në ditën e premte përsëri e vërtetoi famën e vet si një ditë ters. Pas sulmeve në gjashte vende të Parisit, zyrtarisht njoftohet për 128 viktima, por të dhënat jozyrtare flasin për mbi 200. Salla “Bataclan” e kryeqytetit francez është një nga vendet ku gjithashtu ka shumë viktima dhe të plagosur. Gjatë sulmit andej u zhvillua një koncert, në të cilin ishin të pranishëm afro 1500 spektatorë. Dëshmitarët kanë thënë se në minutat e para të sulmit kanë menduar se qitjet janë pjesë të spektaklit, por më vonë kanë dëgjuar brohoritjet “Allah akbar”. Njësitë e specializuara policore e kanë bastisur sallën dhe kanë evakuuar pengjet e mbetur. Përgjegjësinë për sulmet e mori ISIS-i.
Presidenti Francois Hollande i përcaktoi sulmet si “akt i luftës” dhe njoftoi se Franca do të nisë luftë të pamëshirshme kundër terrorizmit. Ministri i Jashtëm Daniell Mitov, Kryeministri Bojko Borisov dhe Presidenti Rosen Plevneliev i përcaktuan sulmet si “një akt barbar dhe johuman drejtuar kundër parimeve dhe themeleve të shoqërive demokratike”. Sipas gazetares Elena Jonçeva ngjarjet janë një vazhdim i sulmit kundër “Charlie Hebdo”. Ajo pohoi se momenti nuk është zgjedhur rastësisht, sepse është në vigjiljen e invadimit të Turqisë në Sirinë Veriore dhe të konferencës së radhës për Sirinë e cila mbahet në Vjenë.
Sulmi kundër “Charlie Hebdo” tregoi se ka rrezik të përhershëm dhe të qëndrueshëm nga aktet terroriste në Evropë. Nëse pas tyre, BE-ja qëndronte në udhëkryq, pas kësaj nate të përgjakur, ka ardhur koha për zgjidhjen e rrugës së ardhshme. A do të vazhdojë BE-ja të jetë mbrojtës tolerant i refugjatëve të cilët vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, ose më në fundit do të ketë një qëndrim kategorik për kapërcimin e krizës. Ekzistenca e Unionit varret nga përballimi i ISIS-it dhe problemit të refugjatëve. Kjo nuk është pozita e ndonjë nacionalisti, por realiteti të cilin deri në këtë moment e kemi neglizhuar. BE-ja po vazhdon të mendojë se konflikti në Lidhjen e Mesme është lokal dhe nuk do të përhapet në kontinentin evropian. Ndoshta pas dy sulmeve në qendrën e saj diçka do të ndryshohet.
Te ne për herë të radhës e bëjmë pyetjen se çfarë do të ndodhet nëse sulmi i vijueshëm do të jetë në Bullgari? A jemi të gatshëm të mbrohemi nga sulmet dhe sesi mund t’i parandalojmë? Si policët, të cilët tashmë një javë protestojnë, po kujdesin për sigurinë tonë në këtë moment dhe shumë pyetje të tjera.
Kemi harruar se Bullgaria gjithashtu hyri në listën e zezë të terroristëve. Më 18 korrik të 2012-ës para Aeroportit të Burgasit pas shpërthimit të bombës në një autobus ishin vrarë 6 turistë izraelitë dhe shoferi bullgar. Pas hetimit të gjatë e dënuan grupazhin libanez “Hezbollah” dhe gjithçka kaloi. Debati për gatishmërinë e shërbimeve për kapërcimin e krizave të tilla gjithashtu u la mënjanë dhe jeta po vazhdon. Sot ndoshta do të ndodhet e njëjta gjë. Disa javë do të diskutojmë se duhet të solidarizohemi me francezët në këtë moment të rëndë dhe se do ta mbështesim Francën. Pas kësaj mediat do të harrojnë për rastin për shkak të sensacionit të radhës lokal. Mirëpo pyetjet mbeten të hapura... Bile për këta të cilët në të vërtet kërkojnë përgjigje, por jo vetëm interesohen për rejtingun e tyre.
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..