Anastas Naumov është folklorist dhe dirigjent, i cili ia ka kushtuar jetën e vet muzikës popullore bullgare. Ai u nda nga jeta para disa muajsh në moshën 87 vjeç duke na lërë një trashëgimi të pasur prej orkestrimesh muzikore sipas bazës folklorike. Ai ka një meritë të madhe për thesarin e madh prej incizimesh të muzikës popullore në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.
Në atë kohë Naumov kishte vetëm përgatitje teorike nga Akademia Muzikore, te prof. Stojan Xhuxhev. Për të puna në redaksinë “Muzika Popullore” të Radios Kombëtare Bullgare ishte një territor krejt i ri.
Detyra kryesore e redaksisë ishte përgatitja e incizimeve të muzikës folklorike, të interpretuar nga këngëtarët dhe instrumentistët, grupet folklorike dhe koret dhe ansamblet amatore folklorike, të cilat krijoheshin në atë kohë sipas shembullit të ansamblit folklorik “Filip Kutev”.
Me këtë rast kompozitori thotë – “Kontaktet e mia personale me interpretuesit folklorikë u bënë shkak për t’u dashuruar me folklorin dhe ai u bë fati im – baza e krijimtarisë sime.”
Në fillim të vitit 1962 Anastas Naumov mori ofertë për të shkuar në Sliven për disa vjet, ku duhej të krijojnte Ansamblin për këngë dhe valle popullore. Pas gjashtë muajsh të punës aktive, u mbajt premiera e ansamblit.
“Puna ime me këtë ansambël për mendimin tim ishte një shkollë e vërtetë për folklorin bullgar. Ky ishte një laborator, në të cilin unë i përgatitja interpretuesit dhe në të njëjtën kohë unë mësohesha nga ata.” Pas katër vitesh në Sliven, plotë shumë punë, shumë koncerte, festivale dhe pjesëmarrje të veçanta Anastas Naumov u kthye në Radio për ta vazhduar punën e vet atje si shef i redaksisë “Muzika Popullore”.
Gjatë të gjitha këtyre viteve muzikanti incizoi dhe përpunoi muzikë për shumë solistë, si Vëllkana Stojanova, Janka Rupkina, Kalinka Vëllçeva, Ollga Borisova, Stajka Gjokova, Eva Georgieva, Dobra Savova, dueti Kremena Stançeva dhe Vasillka Andonova, Ilia Argirov, Marin Ivanov, Dimka Vlladimirova, Georgi Çilingirov, fyelltarët Cvjatko Bllagoev dhe Stojan Velikov, gajdexhinjtë Kostadin Varimezov dhe Nikolla Atanasov e shumë të tjerë. Në këtë periudhë Anastas Naumov shkroi këngët e tij më të mira korale dhe pjesët për orkestër për korin “Misteri i Zërave Bullgarë” dhe për orkestrën virtuoze popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Kompozitori ka mbi dy mijë këngë të kompozuara nga ai, si dhe orkestrime të tij të këngëve popullore për solistë me orkestër, këngë a capella, këngë për ansambël dhe pjesë për orkestër, të cilat janë një pjesë e pandarë e repertorit të grupeve folklorike edhe deri më sot e kësaj dite.
Ai na lëri muzikë të mrekullueshme dhe emri e tij do të dëgjohet shumë vite në skenë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..