Fluksi i paparë i emigrantëve drejt BE-së ishte në qendrën e vëmendjes së të dy takimeve të nivelit të lartë gjatë javës që po përfundon. Dhe pasi ato nuk përfunduan me rezultate konkrete u vendos, që në kohë të afërte të mbahet një takim tjetër i tretë. Në Maltë liderët e BE-së biseduan me homologët e tyre të shteteve afrikane. Si rezultat u organizua një takim joformal i nivelit të lartë të BE-së. Në të u vendos, që në Turqi të organizohet një takim i jashtëzakonshëm i nivelit të lartë, në se ka mundësi deri në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit të ardhshëm.
Në Maltë delegacioni bullgar u kryesua nga kryeministri Bojko Borisov, i cili nënshkroi dokumentin themelues të Fondit për Zhvillim në Ndihmë të Shteteve Afrikane. Bullgaria merr pjesë në të me 50 mijë euro. Përmasa e thjeshtë e kësaj shume ndoshta nuk u detyrohet aq mundësive financiare të vendit, se sa rezervave ndaj perspektivave për arritjen e rezultateve reale. Mjetet parashikohen për krijimin e qendrave në disa shtete afrikane, të cilët të filtrojnë emigrantët potencialë, para se të marrin leje të vazhdojnë drejt Evropës. Arsyetim për dyshime jep vet qëndrimi i disa liderëve të shteteve afrikane ndaj këtij fondi, të cilët konsiderojnë se ndihmat e parashikuara nga 1.8 miliard euro janë të vogla. Duke marrë parasysh, se në disa shtete të Afrikës paratë e dërguara nga emigrantët formojnë 10 për qind nga produkti i brendshëm bruto, një qëndrim i tillë është i papranueshëm. Nuk mund të pranohet edhe teza e shprehur në nivel më të lartë, se emigrantët afrikanë nuk trajtohen në mënyrë të njëjte si ata sirianë, gjë që është një diskriminim. Është e qartë, se midis BE-së dhe shteteve afrikane vazhdon të ketë mospërputhje të qëndrimeve mbi këtë problem. Kështu që është më realiste të presim jo marrëveshje të përbashkëta, por marrëveshje me shtete të veçanta. Kohët e fundit një marrëveshje e tillë u arrit me Etiopinë.
Në kryeqytetin e Maltës La Valeta u zhvillua dhe një takim i jashtëzakonshëm i nivelit të lartë të BE-së, në të cilin u diskutuan masat e parashikuara për përballimin e presionit të emigrantëve. Bilanci nga plotësimi i masave ngjall skepticizëm. Komisioni Evropian kërkoi nga qeveritë e shteteve të veçanta veprime të ngutshme për miratim sa më parë të kuotave për refugjatëve nga Italia dhe Greqia. Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker komentoi me ironi, se tani për tani u transferuan vetëm 130 emigrantë, përderisa qëndrimi është për transferimin e 160 mijë vetave. Në se riorientimi i emigranteve do të vazhdojë me ritmet e deritanishme, atëherë qëllimi do të arrihet më 1 janar të vitit 2101. Në këtë kontekst kryeministri bullgar Bojko Borisov komentoi, se Bullgaria tashmë siguroi vende për strehim sipas kuotës së caktuar, por asnjeri nuk dëshiron të vijë. Sipas kryeministrit me rëndësi të madhe është, që fluksi i emigrantëve të ndërpritet, të mbyllen kufijtë dhe të bëhen përpjekje për vendosjen e emigrantëve tashmë të mbërritur, numri i të cilëve nuk dihet. Mezi pas kësaj mund të mendohet për ndonjë rend tjetër për pranim të një numri të caktuar të emigrantëve në Evropë, theksoi zoti Borisov.
Disa orë para se liderët evropianë të miratojnë vendim për një takim të jashtëzakonshëm në Turqi, kryeministri bullgar komentoi, se do të përkrah disa mbrapsje të BE-së në favor të Ankarasë, sepse ajo pranon një pjesë dërmuese të refugjatëve sirianë. Sipas zotit Borisov, përveç ndihmës financiare, Turqia mund të favorizohet me liberalizimin e regjimit të vizave për shtetasit e saj. Në fund të fundit liderët evropianë arritën marrëveshje t’i lëshojnë Turqisë 3 miliard euro, të cilat gjatë dy viteve të ardhshme do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve të refugjatëve sirianë, që ndodhen në territorin turk. Me çfarë kushte të tjera BE-ja do të lidhë ndihmën do të mësojmë në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm.
Kështu dy takimet e nivelit të lartë në Maltë brenda një dite dhe vendimi për takim të tretë pa miratuar vendime të sakta, ripohoi tezën, se BE-ja akoma nuk ka pozitë të përbashkët për problemin më të madh aktual – fluksin paprecedent të emigrantëve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..