Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampioni dyherësh botëror Mihaill Hristov është i bindur, se ne jemi farkëtarët e fatit tonë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Historia, që ndryshoi jetën e Mihaill Hristovit, daton që para dhjetë vitesh, kur mbi të ra një hark elektrik. 15 vjeçari u shpëtua për çudi, por u imponua amputimi i dy krahëve – njëri deri te bërryli, tjetri deri te supi. Megjithëkëtë Mihaill Hristovi gjeti forcë të vazhdojë përpara duke kërkuar një rrugë të re jetike. Kështu ai zbuloi sportin profesional – në kërcimin së gjati dhe në sprintin. Për këtë zgjedhje rol kyç luajti takimi i tij me kampionen paraolimpike të hedhjes së diskut Stella Eneva. E pyetëm Mihaill Hristovin çfarë i ndihmoi në momentin më të vështirë të mos mbyllet në vet veten:

“Te shumica e njerëzve, që pësojnë ndonjë fatkeqësi, ndodhet pikërisht këtë. Izolohen nga bota, mbyllen në vet veten me problemet e tyre. Në fillim kisha përkrahjen e prindërve dhe miqve, të cilët vazhdimisht qëndruan pran meje. Mirëpo, faktori kryesor, që të dal nga situata jo e lehtë isha vet unë. U binda, se duhet të vazhdoj përpara, se duhet t’i tregoj botës, se nuk ka kufi për mundësitë e njeriut.”

Si rezultat Mihaill Hristovi mbaroi gjimnazin i dyti për nga suksesi. Krahas kësaj u bë rekorder evropian dhe botëror i kërcimit së gjati dhe dy herë ishte kampion botëror. U caktua “Bullgari i denjë” i vitit 2014. Shkaku formal për takimin me të riun Mihaill Hristov ishte Kampionati Botëror i Atletikës së Lehtë përnjerëz me aftësi të kufizuara, që përfundoi kohët e fundit. Në të ai zuri vendin e pestë në kërcim së gjati me rezultat 6.57 metra. Pavarësisht nga përgatitja e mirë, në sport ndodh ngandonjëherë ashtu. Ka edhe situata të çastit të cilat e rirenditin listën e fituesve. Mirëpo, sportist i vërtet është vetëm ai, i cili është i aftë jo vetëm të fitojë, por edhe të humbë me dinjitet. Pjesëmarrjen e vet në Kampionatin Botëror Mihaill Hristovi e komenton ashtu:

“Gara ishte emociononte dhe e paparashikueshme. Disa prej konkurrentëve ishin të panjohur për mua. Nuk jam i kënaqur nga rezultati im. Më se një vit përgatita, që të shënoj rezultate të mira. Në fakt moti dhe lagështia e madhe në Katar ndikuan mbi kërcimin tim.”

Një nuance të veçantë në jetën e Mihaill Hristovit i jep shija e tij ndaj sfidave. Ai merr pjesë në gara bashkë me atletë të fortë dhe të shëndoshë. Për më tepër sfidon edhe makinat.

“Unë jo vetëm që rivalizoj me atletë të shëndoshë, por edhe arrij ta mund, të fitoj medalje nga gara me ta. Një ëndërr tjetër ime ishte të mat forcë me një automobil dhe me një motoçikletë, që të shikoj, a ka mundësi, që njeriu të korrë fitore mbi makinën në një rivalizim të tillë të pabarabartë. Prandaj mora pjesë në eksperimentin me emrin “Mihaili kundrejt makinave”. Motoçikletën dhe automobilin e drejtuan bullgarët më të mirë në ato sporte – Angell Karanjotov dhe Krum Donçev. Përgatitesha ditë të tëra me radhë për këtë garë dhe më në fund e munda makinat në një distancë nga 30 metra. Ata, që janë në dijeni me sportin automobilistik dhe motoçiklizmin e kanë të qartë, se pas kësaj distance është e pamundshme  të mundet një makinë sportive nga njeriu. Por në distancën e shkurtër njeriu doli kampion.”

СнимкаPër njerëzit e shumtë anë e mbanë botës Mihaill Hristovi drejton një mesazh:

“Duhet të besoni në vet veten. Në Bullgari shihet një tendencë e keqe – njerëzit nuk i besojnë vet vetes, nuk besojnë në mundësitë e veta. Ata  sikur nuk e kanë të qartë, se vet janë farkëtarët e fatit të tyre. Për shembull unë desha të drejtoj veturë dhe e përvetësova këtë mundësi, desha të bëhem sportist profesional dhe e bëra edhe këtë. Kështu që gjërat bëhen të mundshme në sajë të përpjekjeve tona, të ëndrrave dhe synimeve tona.”

Mihaill Hristovi nuk fsheh interesin e vet edhe ndaj politikës. Para kohe u dëgjua për apelin e tij video, me të cilin u bëri thirrje deputetëve të mos japin premtime të kota, por në mënyrë reale të punojnë për zhvillimin e vendit. Cila është rruga në të cilën, sipas bashkëbiseduesit të ri, mund të kthejmë Bullgarinë në një vend më të mirë për jetë?

“Ka vetëm një rrugë – njerëzit të bashkohen, të shfaqin ndërgjegje prej qytetari, të bëhen pjesë e qeverisjes. Politikanët harrojnë, se ne jemi punëdhënësit e tyre. Prandaj njerëzit duhet të shprehin pozitat e tyre mbi vendimet e politikanëve. Krahas kësaj ata duhet të kërkojnë përgjegjësi prej tyre për veprimet dhe për hapat e tyre” – është i bindur kampioni i dyhershëm botëror në kërcim së gjatë Mihaill Hristov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë nga arkivi personal i Mihaill Hristovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në raundin e katërt të turneut të tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..

botuar më 24-10-08 1.39.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përparoi në turneun e tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..

botuar më 24-10-07 11.12.PD

Interesim rekord për edicionin e 41-të të Maratonës së Sofjes

Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..

botuar më 24-10-05 10.05.PD