Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është koha e turshive

БНР Новини
Foto: arkiv

Me afrimin e dimrit amviset në Bullgari fshihen në kuzhinë dhe  i  përkushtohen përgatitjes së frutave dhe perimeve  për dimrin. Turshia me karota, kastravec, speca kokozhare dhe lulelakër, të cilën ne e quajmë “turshi mbretërore”, speca të pjekur, ajvar, lakër turshi – këto janë vitaminat e dimrit për shumë familje bullgare, të cilat vazhdojnë traditën me gjithë asortimentin e madh nëpër supermarketet.

“Jo vetëm moti i mirë ka nxjerr shumë njerëz në Tregun e grave në Sofje – në fakt tani është koha e turshive. Në tregun më të madh në kryeqytet gratë zakonisht  blejnë më lirë produktet e nevojshme për turshitë dhe kompostot për ditët e afërta të ftohta. Tezgat e tregtarëve ngjajnë “natyrës së qetë” të ndonjë piktori holandez: njëra pranë tjetrës janë radhitur kunguj  ngjyrë portokalli, speca të kuqe, lulelakra e bardhë si dëbora, kastravecë të vegjël jeshilë, molla të kuqe dhe të verdha, dardha të mëdha, kumbulla dhe të tjera. Blerësit e parë jo vetëm kënaqen me këtë larmi të madhe – në sytë e tyre frutat dhe perimet janë ushqimet e ardhshme të konservuara për dimrin. Kështu është dhe për Jordanka Mitevën – 68 vjeçare, e cila prej vitesh përgjigjet për ushqimet e konservuara në familje dhe gëzohet se dy nipërit  pëlqejnë specialitetet e saj.

“Gjithçka po e bëjmë vetë – turshi, lakër turshi, komposto. Është më lirë, sepse është prodhimi ynë, është edhe më i shijshëm sepse e bëjmë sipas shijes sonë. Ajvarin dhe reçelin – i bëj vetë. Nuk u kam besim turshive të gatshme – një kavanoz i madh, brenda të cilit ka 5 speca dhe më shumë ujë” – thotë amvisja dhe ndalon para tezgës së Trifon Najdenovit. Banori 71 vjeçar nga Sofja përveç se shet perime të freskëta nga kopshti i tij pranë  qytetit milionësh, ofron dhe konserva të përgatitura sipas recetave të vjetra të  grave në familjen e tij. Trifon ka gjetur vend për to në treg:

“Njerëzit e rinj preferojnë produktet e gatshme, të bërë në bazë të recetave të vjetra. Janë më të shijshme dhe ata i preferojnë. Dallimi midis ushqimit të bërë në shtëpi dhe atij industrial është i madh. Turshitë që ofrohen nga dyqanet zakonisht nuk janë nga produkte me cilësi të lartë. Unë vetë prodhoj perime dhe ofroj  më të mirën që mund të gjendet në treg. Me kryesorja është se i bëj me dashuri!”

Si të gjithë popujt e Jugut edhe ne, bullgarët, duam ushqimin e mirë, ndërsa konservat shtëpiake janë pjesë e jetesës sonë. Me gjithë se vite me radhe turshitë dhe kompostot konsideroheshin si një trashëgim nga vitet e socializmit kur mungonin shumë gjëra, sot shumë njerëz përsëri kthehen tek tradita. Ajo daton nga kohë e moçme, siç thotë etnografja Evgenia Toneva. Prej vitesh ajo studion qëndrimin e bullgarëve ndaj specialiteteve të përgatitura në shtëpi dhe pohon, se dy e treta e banorëve tanë preferojnë të kenë turshi të prodhuar në shtëpi. Për këtë qëndrim  nuk ka diferencë midis banorëve të qyteteve të mëdha dhe të fshatrave, midis njerëzve me arsim të lartë dhe atyre me arsim më të ulët, midis të rinjve dhe të moshuarve. Siç bëhet e qartë, tradita e konservimit të ushqimeve gjatë vjeshtës për dimrin, është e gjallë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD