Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Internet platforma nxjerr në dritë historinë e panjohur të Bullgarisë

БНР Новини
Mbreti Ferdinand e ushqen çiftin e parë të elefantëve – Nall dhe Damajanti në kopshtin e Pallatit Vrana, fillimi i shek. XX
Foto: lostbulgaria.com

E kaluara nuk përbëhet vetëm nga faktet historike zyrtare, por ajo është përjetimi personal i ngjarjeve i secilit prej nesh – këtë synon të tregojë projekti “Historia ime bullgare”. Ndodhitë pak të njohura që kanë mbetur jashtë teksteve shkollore ose ato që transmetohen brez pas brezi vetëm në familjet, janë mbledhur në një kartë virtuale, ku secili mund të shtojë tregimin e vet.

Në qytete të ndryshme të Bullgarisë zhvillohen dhe të ashtuquajturat Ndeje të “Historisë sime bullgare”. Në to mblidhet komuniteti vendas dhe rrëfehen histori, të cilat publikohen në kartën e platformës. Bozhidar Ivanov, anëtar i ekipit, që ka përpunuar projektin, tregon për të ardhmen e iniciativës:

“Planifikojmë që këto ndeje të vazhdojnë, sepse janë efektive dhe në këtë mënyrë arrijmë tek njerëzit, të cilët mbajnë në vetveten shumë histori, por nuk kanë akses tek interneti që t’i publikojnë online. Pas dy ndejave të zhvilluara gjatë shtatorit në qytetet Bansko dhe Razllog tani u zhvillua ndeje edhe në Bllagoevgrad. Gjatë muajve të ardhshëm destinacionet do të jenë në Pleven dhe Veliko Tërnovo. Po mendojmë variante tek të cilat platforma të mund të përdoret si instrument arsimor. Do të zhvillojmë anketime nëpër shkollat për të parë cilat janë mundësitë që karta e “Historisë sime bullgare” të integrohet në procesin mësimor, në qoftë se vendoset  se kjo është e dobishme. Mendojmë, se nëpërmjet interfejsit  të platformës, mësimet mund të bëhen më interesante.

A ka histori të publikuara të cilat ju kanë befasuar?

“Me plotë gojë mund të them, se historitë më interesante janë ato personale, lidhur me farefisin ose me të afërm të njeriut, që ka marrë pjesë në ndonjë prej ndejave ose e ka publikuar historinë në platformë. Nga rajoni i qyteteve Bansko, Razllog dhe Bllagoevgrad kishte histori të tilla, duke përfshirë këtu  për stërgjyshër që kanë marrë pjesë në Kryengritjen e Ilindenit, për një fis të tërë që ka marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e Banskos. Në Bllgoevgrad gjithashtu kishte personalitete interesante  historike, për të cilët unë personalisht nuk isha dëgjuar, por në fakt doli se ata i kanë dhënë qytetit arsye  për krenari. Ka personalitete të cilët në një apo tjetër mënyrë ishin mbetur jashtë tregimeve zyrtare historike, por tani gjetën vend në platformë.”

Deri tani janë mbledhur mbi 300 histori – më shumë janë nga Bullgaria, por ka edhe nga shtete të tjera. Grupi i synuar i projektit janë dhe bullgarët jashtë shtetit, sepse ata gjithashtu janë burim i dijeve, që mund të gjejnë vend në kartën e përbashkët historike. Tashmë janë mbledhur disa  tregime nga SHBA, Kanadaja dhe Amerika Jugore, si dhe për personalitete të njohura – bullgarë, që janë shpërngulur në shtete të ndryshme. Në kartën virtuale tani për tani ka shumë vend dhe pritet gradualisht ajo të pasurohet me  shumë histori të reja.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD