E kaluara nuk përbëhet vetëm nga faktet historike zyrtare, por ajo është përjetimi personal i ngjarjeve i secilit prej nesh – këtë synon të tregojë projekti “Historia ime bullgare”. Ndodhitë pak të njohura që kanë mbetur jashtë teksteve shkollore ose ato që transmetohen brez pas brezi vetëm në familjet, janë mbledhur në një kartë virtuale, ku secili mund të shtojë tregimin e vet.
Në qytete të ndryshme të Bullgarisë zhvillohen dhe të ashtuquajturat Ndeje të “Historisë sime bullgare”. Në to mblidhet komuniteti vendas dhe rrëfehen histori, të cilat publikohen në kartën e platformës. Bozhidar Ivanov, anëtar i ekipit, që ka përpunuar projektin, tregon për të ardhmen e iniciativës:
“Planifikojmë që këto ndeje të vazhdojnë, sepse janë efektive dhe në këtë mënyrë arrijmë tek njerëzit, të cilët mbajnë në vetveten shumë histori, por nuk kanë akses tek interneti që t’i publikojnë online. Pas dy ndejave të zhvilluara gjatë shtatorit në qytetet Bansko dhe Razllog tani u zhvillua ndeje edhe në Bllagoevgrad. Gjatë muajve të ardhshëm destinacionet do të jenë në Pleven dhe Veliko Tërnovo. Po mendojmë variante tek të cilat platforma të mund të përdoret si instrument arsimor. Do të zhvillojmë anketime nëpër shkollat për të parë cilat janë mundësitë që karta e “Historisë sime bullgare” të integrohet në procesin mësimor, në qoftë se vendoset se kjo është e dobishme. Mendojmë, se nëpërmjet interfejsit të platformës, mësimet mund të bëhen më interesante.
A ka histori të publikuara të cilat ju kanë befasuar?
“Me plotë gojë mund të them, se historitë më interesante janë ato personale, lidhur me farefisin ose me të afërm të njeriut, që ka marrë pjesë në ndonjë prej ndejave ose e ka publikuar historinë në platformë. Nga rajoni i qyteteve Bansko, Razllog dhe Bllagoevgrad kishte histori të tilla, duke përfshirë këtu për stërgjyshër që kanë marrë pjesë në Kryengritjen e Ilindenit, për një fis të tërë që ka marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e Banskos. Në Bllgoevgrad gjithashtu kishte personalitete interesante historike, për të cilët unë personalisht nuk isha dëgjuar, por në fakt doli se ata i kanë dhënë qytetit arsye për krenari. Ka personalitete të cilët në një apo tjetër mënyrë ishin mbetur jashtë tregimeve zyrtare historike, por tani gjetën vend në platformë.”
Deri tani janë mbledhur mbi 300 histori – më shumë janë nga Bullgaria, por ka edhe nga shtete të tjera. Grupi i synuar i projektit janë dhe bullgarët jashtë shtetit, sepse ata gjithashtu janë burim i dijeve, që mund të gjejnë vend në kartën e përbashkët historike. Tashmë janë mbledhur disa tregime nga SHBA, Kanadaja dhe Amerika Jugore, si dhe për personalitete të njohura – bullgarë, që janë shpërngulur në shtete të ndryshme. Në kartën virtuale tani për tani ka shumë vend dhe pritet gradualisht ajo të pasurohet me shumë histori të reja.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..