Familja e Ismail Karaxhovit nga fshati piktoresk në malin e Rodopeve ruan me zell traditat dhe shijen e kaçkavallit të rajonit të saj. Si lindi ideja për krijimin e baxhos familjare?
“Vendbanimi ynë ndodhet në vetë zemrën e Rodopeve. Ajri është i pastër si kristal, bagëtitë ushqehen vetëm me bar të pastër dhe kemi qumësht shumë cilësor. Ideja për prodhimin e kaçkavallit u rilind, pasi një firme greke, e cila kishte studiuar së në këtë rajon ka lëndë të parë shumë cilësore, bleu ish baxhon shtetërore “Serdika” dhe më ngarkojë të blejë për të qumështin nga rajoni. Kjo ishte në vitet 2001-2002 – tregon Ismail Karaxhov. – Deri sa blinim qumështin një i afërm i cili dikur kishte prodhuar kaçkavall dhe djathtë sipas mënyrës së vjetër tradicionale – me dorë, filloi të prodhojë kaçkavall edhe për ne. Konstatuam, se prodhuesit e qumështit kanë interes ndaj kaçkavallit tonë – tradicional dhe të pastër. Dhe kështu filluam të prodhojmë edhe ne kaçkavall me dorë. Kjo vazhdoi disa vite.”
Çfarë produkte prej qumështit prodhoni tani?
“Kaçkavall, gjalpë dhe gjizë. Kemi tre reparte për këto tre produkte – rrëfen Ismail Karaxhovi. – Tani po zgjerojmë baxhon për prodhimin e djathit të bardhë, të kosit, qumështit dhe të djathit të shkrirë. Qëllimi ynë është që produktet tona të jenë 100 % të pastra dhe të prodhuara me qumështin e rajonit. Nuk blejmë qumësht nga vende të tjera, sepse cilësia e produkteve bie.”
Nuk mund të mos e pyesim zotin Karaxhov për shijen karakteristike të kaçkavallit të tyre. Ai u përgjigj, se për shijen kontribuon më shumë qumështi. Sepse rajoni i Sërnicës është ekologjikisht i pastër dhe kafshët këtu nuk ushqehen me foragjere. Si lëndë e parë përdoret qumështi i kategorisë së parë. Momenti tjetër i rëndësishëm është tharmi. Në baxho punohet me tharm mbi bazë bimore dhe të kulturës bakteriale bullgare. Përveç kësaj higjiena është në nivelin më të lartë.
Cili është kontributi i projekteve evropiane? Ja se si mendon zoti Karaxhov:
“Në fillim nuk kishim dëgjuar për projektet evropiane, por në qoftë se nuk do të ishin subvencionet evropiane, nuk do të arrinim deri këtu. Makineritë janë shumë të shtrenjta dhe pa ndihmën e mjeteve nga fondet evropiane nuk do të mund t’i blinim.”
A ka konkurrencë në këtë treg? Pyetjes sonë pronari i baxhos iu përgjigj me buzëqeshje:
“Ka konkurrencë, por ne arrijmë t’i bëjmë ballë, sepse produktet tona janë me cilësi të lartë. Bile mund të them, se nuk kemi konkurrencë. Formula për këtë është – cilësi e lartë dhe çmim i lartë. Nëse cilësia dhe çmimi janë të ulëta, vetëm atëherë mund të flasim për konkurrencë. Kaçkavallet tona janë ndër më të shtrenjtat, sepse janë shumë cilësore.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..