Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesët bullgare teatrale do të mund të shihen në internet

БНР Новини
Foto: BTA

Në saj të platformës së parë bullgare “Teatër digjital” bullgarët jashtë shtetit, adhuruesit e kërcimit, teatrit dhe muzikës mund t’i gëzojnë artet bullgare skenike nga shtëpitë e tyre. Shërbimi mund të përdoret që nga fundi i tetorit dhe vetëm për disa ditë mblodhi shikues nga 11 shtete.

“Teatri digjital”  do të ofrojë pjesa të ekranizuara dhe versionet e tyre televizive, pjesa klasike, të xhiruara në teatrot më të mëdhenj bullgarë, të cilët tashmë nuk mund të shihen në skenë. Adhuruesit e arteve skenike do të mund të shikojnë gjithashtu spektaklet më aktuale, të xhiruara drejtpërsëdrejti (premieta teatrale që do të transmetohen në kohë reale). Lëçezar Dumanov – frymëzues, iniciator dhe themelues i projektit pohon se platforma do të ofrojë gjithnjë e më shumë gjëra interesante:

“Aktualisht negociojmë me Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ndoshta së shpejti do të kemi shfaqje konkrete që do t’i ofrojmë publikut tonë nga atje. Vazhdimisht kemi takime me producentë, me organizatorë të ngjarjeve kulturore dhe në të ardhmen e afërt në platformën tonë do të mund të shihen shumë gjëra nga arti skenik bullgar. Tani për tani ky është një kazus absolutisht i ri për producentët dhe institucionet me të cilat takohemi. Bile duke folur për transmetimin e drejtpërdrejt (“streaming”) dhe të drejtat e autorit të lidhura me të. Ato ishin definuar para pak kohe në Ligjin tonë të të drejtave të autorit.”

A parashikohen mundësi të tjera për pagimin e biletës digjitale, përveç këtyre që po ekzistojnë?

“Ne vazhdimisht punojmë mbi zgjerimin e mundësive sepse kështu më shumë njerëz do të përdorin shërbimin tonë. Për fat të keq në disa nga format e pagimit 50 % të parave drejtpërsëdrejti shkojnë tek firmat dhe operatorët, të cilët e kryejnë shërbimin. Pjesa më e madhe e çmimit të biletës është për pagimin e të drejtave të autorit. Dhe një pjesë shumë e vogël mbetet për përhapjen.”

A do të përfshihen vetëm teatrot e mëdha të kryeqytetit në këtë nismë, apo mund të presim edhe teatro nga qytetet e tjera bullgare?

“Ne dëshirojmë të punojmë me të gjithë njerëzit që bëjnë art skenik në Bullgari – me teatrot shtetërore, me  Asociacioni për Teatër të Lirë. Për fat të keq vendimet në teatrot shtetërore merren ngadalë – ndryshe nga krijuesit që punojnë në tregun e lirë. Tani për tani ne merremi me transmetim, por në të ardhmen mund të krijojmë edhe prodhim të vet.”

Tani për tani nuk parashikohet dublimi i shfaqjeve sepse ideja e projektit është popullarizimi i kulturës bullgare ndër bashkësitë tona në tërë botën. Mirëpo po të ketë interes nga ana e të huajve, ekipi është gati të mendojë edhe në këtë drejtim.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD