Ditën e diel protesta kombëtare e policëve mbaroi me caktimin e datës së një proteste të re për ditën e enjte. Nuk u arrit në konfrontime direkte me qeverinë, pasi Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova bëri të ditur se ajo tërheq të gjitha reformat e saj në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo, protestuesit nuk kanë arritur fitore dhe tensioni midis tyre dhe pushtetarëve po mbetet.
Kabineti tërhoqi ofertat e tij për reforma, por vazhdon të mbrojë pozitat e tij se protestat njëjavore të policëve ishin të paligjshme. Protesta të ligjshme në Bullgari janë ato, për të cilat ka paralajmërim paraprak dhe përkatësish lejë dhe sidomos policia, e cila është një organ, i cili duhet të ruajë rendin, nuk duhet ta shkelë këtë rregull.
Sindikatat e policëve janë të mendimit se nuk kërkohet dorëheqja e Ministres së Punëve të Brendshme, sepse problemi nuk është lidhur me personalitetin e saj, por me modelin e udhëheqjes. Ky vlerësim flet për karakterin politik të kërkesave sociale të policëve. Nga ana tjetër, megjithë pohimet e sindikatave, para Parlamentit ditën e diel u dëgjuan kërkesat për dorëheqje, gjë që flet për dallime ndër vetë protestuesit.
U shpreh dëshirë që në protestë të marrin pjesë edhe ushtarakët. Në protestën e së dielës para Parlamentit nuk kishte ushtarakë, kurse Ministri i Mbrojtjes shprehu mirënjohje se ata “nuk u përgjigjen provokimeve”. Në reaksionet e policisë dhe ushtrisë ndaj qëllimeve për reforma ka dallime dhe kjo është e dukshme. Kështu që tashmë nuk bëhet fjalë për protestë në sektorin “Siguria”, por vetëm për protestë në polici.
Pritet që ditën e enjte të fillojë leximi i parë i projektit për buxhetin shtetëror, me të cilin kabineti donte të kufizonte disa privilegje sociale të policisë. Deri atëherë do të ketë bisedime të sindikatave policorë me fuqitë parlamentare. Nuk është përjashtuar që protestuesit të marrin propozim për ruajtjen e privilegjeve sociale, me kushtin se ata nëpunës të MPB-së, që nuk i zbatojnë mirë detyrat e tyre, do të privohen nga ato. Për këtë praktikë në SHBA rikujtoi këto ditët e fundit ish-Kryeministri Ivan Kostov. Tani për tani ndër shoqëri nuk vëzhgohet solidaritet me protestën e policëve. Rezervat e shoqërisë ndaj kauzës së protestuesve është në favor të pushtetarëve dhe ata me siguri do të përpiqen të përfitojnë nga kjo.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..