Derisa pritet zgjidhja e çështjes lidhur me protestat e policëve kundër idesë për kufizimin e disa privilegjeve financiare dhe materiale të nëpunësve të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme, siç duket pushteti ekzekutiv do të fillojë së shpejti luftim edhe kundër privilegjeve në sistemin gjyqësor. Në fushën luftarake doli Ministri i Drejtësisë Hristo Ivanov, i cili para dy ditësh i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i rishqyrtuar shpërblimet sociale në sistemin gjyqësor. Edhe atje, si edhe në MPB, nëpunësit marrin 20 paga mujore pasi pensionohen. Ivanov theksoi argumentin se këto shpërblime për fat të keq nuk janë lidhur me cilësinë e punës, por inkurajojnë vetëm vazhdimësinë e stazhit. Ky model tashmë nuk është aktual, tha në përfundim Ministri i Drejtësisë.
Reaksionet nuk u vonuan. Kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative Georgi Kolev deklaroi kategorikisht se shpërblimi prej 20 pagash mujore në sistemin gjyqësor duhet të mbetet. Argumenti i tij nuk mund të nënvlerësohet: ka një dallim të madh midis numrit të personelit në polici dhe atij në pushtetin gjyqësor. Lidhja e gjyqtarëve ishte kategorike. Në pozitën e saj shënohet se propozimet për pakësimin e shpërblimeve “janë provë e mungesës së plotë të të menduarit strategjik dhe e përgjegjësisë shtetërore”.
Që të fillojë këto veprime në dy sektorë kaq neuralgjikë të shtetit, pushteti ekzekutiv ndoshta ka armë të fshehura. Policët, që protestojnë, janë të prekshëm për dy shkaqe: së pari sepse ata protestuan në mënyrë spontane dhe brutale, duke bllokuar pa paralajmërim disa udhëkryqe kryesore në qytetet e mëdha dhe në këtë mënyrë provokuan pakënaqësinë e një pjese të madhe të shoqërisë. Dhe së dyti: duke qenë rojtarë të rendit në MPB, ata janë të detyruar t’i nënshtrohen një strukture të centralizuar dhe të zbatojnë të gjitha urdhrat. Ai, i cili nuk i zbaton urdhrat, duhet të ndëshkohet dhe nuk duhet të ketë të drejtën e 20 pagave të ëndërruara pas pensionimit të tij. Pohimi i liderëve sindikalë se po të mos mbeten shpërblimet nëpunësit do të largohen në masë nga MPB-ja, nuk duket realist. Madje kjo të ndodhë, ku do të shkojnë këta njerëz? Në sektorin privat të rojës nuk ka shpërblime kaq të mëdha si në MPB. Sipas vëzhguesve, pas shqetësimeve të para pushteti ekzekutiv do t’i bëjë ballë protestës së policëve.
Mirëpo, situata në sistemin gjyqësor, i cili është i pavarur, është e ndryshme. Atje zbatohen urdhra. Magjistratët, për shkak të profesionit dhe arsimit të tyre, kurrë nuk do të fillojnë protesta të tilla spontane dhe nuk do të japin shkas që të sulmohen. Ja përse Ministri i Drejtësisë është shumë i vëmendshëm. Formula e tij është jezuite. “Për mendimin tim është një fakt pozitiv se në Këshillin e Lartë Gjyqësor tashmë po zhvillohet debat për tërë pakon e stimujve dhe masave të efektivitetit. Do të mund ta zhvillojmë këtë debat në kuadrin e vitit tjetër” – tha në përfundim Ministri Ivanov. Kurse deri në fund të 2016-ës do të rrjedhë shumë kohë!
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..