Problemet kryesore, planet e ardhshme dhe lojtarët kryesorë në fushën e infrastrukturës së gazit ishin diskutuar në konferencën ndërkombëtare “Gjeopolitika e gazit dhe Evropa Juglindore”, të organizuar nga Shoqata Gjeopolitike Bullgare. Ekspertë bullgarë dhe të huaj biseduan për krizën aktuale të gazit dhe për zgjidhjet eventuale më të përshtatshme.
Çfarë do të jetë strategjia e drejtë për Bullgarinë tani, komenton Serxho Metaluçi, analizator në Natural Gas Europe:
“Skenari im për Bullgarinë është thellimi i bashkëpunimit me Rumaninë dhe Serbinë dhe me shtetet e tjera të Evropës Lindore. Më parë duhet të saktësohet interesi i përbashkët e pastaj të diskutohen projekte konkrete. Para pak kohe u arrit një konsensus mes këtyre shteteve në lidhje me krizën e klandestinëve. Sipas meje kjo tregon se kështu gjërat mund të zhvillohen pozitivisht – të formohen kooperime rajonale midis disa shteteve, të cilat kanë interesa dhe dëshira të përbashkëta. Duke folur për Evropën – ajo duhet të dëgjojë me vëmendje më të madhe kërkesat e Bullgarisë, kurse mesazhet e Bullgarisë duhet të formulohen më qartë. Mundësia për Bullgarinë që të marrë gaz më të lirë është vetëm gazi rus. Ai do të bëhet gjithnjë e më i lirë, sepse rubla po zhvlerësohet. Kjo i lejon Rusisë që të pakësojë çmimin e gazit, posaçërisht për shtete me valutë të tjerë.”
Në konferencë ishte diskutuar edhe pikëpamja turke për çështjen e infrastrukturës së gazit. Sipas doktorit Volkan Jozemir, Turqia duhet të balancojë midis lindjes dhe perëndimit për çështjen e gazit, por edhe për probleme të tjera. Jozemiri nënvizoi se nuk mund të flitet për një qendër turke të shpërndarjes së gazit, mund të flitet vetëm për korridor rus të gazit që kalon përmes Turqisë. Tani për tani projekti është kufizuar.
Doktori Federik Uiljam Engdal, analizator amerikan i gjeopolitikës dhe konsulent në fushën e rreziqeve strategjike, shpjegoi çfarë është situata në Evropë dhe çfarë do të jenë pasojat për Bullgarinë:
“Aktualisht vendimi i Gjermanisë për përkrahjen e Rrymës Perëndimore (i shpallur para disa javësh) propozon një alternativë të Rrymës Turke dhe të Rrymës Jugore. Kështu gjatë viteve të ardhshme Bullgaria do të mund të blejë gaz më të shtrenjtë nga Evropa Perëndimore. Kjo mund të ndryshohet vetëm po të arrihet paqe në Lindjen e Mesme dhe në Siri. Duhet të heqin dorë nga idetë për krijimin e luftërave dhe nga mendimi se mund të përfitojnë diçka prej tyre. Askush nuk fiton në një luftë. Po të kishte mundësi të arrihen vendime diplomatike midis lojtarëve, atëherë situata do të dukej ndryshe për shtetet si Bullgaria. Aktualisht gjithçka është e paqëndrueshme, për arsye të luftërave.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..