Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u bëri thirrje BE-së dhe NATO-s për të mos e trajtuar Evropën Juglindore si periferi

БНР Новини
Foto: BTA

Në një takim të NATO-s në Bukuresht liderët e nëntë shteteve nga Evropa Qendrore dhe Evropa Juglindore dhe shtetet baltike shprehën në një deklaratë shqetësimin e tyre për “sjelljen agresive” të Rusisë dhe bënë të ditur se janë pro pranisë së qëndrueshme të NATO-s në regjion. Në fjalimin e vet para forumit Presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev shtoi se BE-ja dhe NATO-ja duhet ta trajtojnë regjionin e Evropës Juglindore jo si periferi, por si një qendër e interesave gjeopolitike.

Vendet nga krahu lindor tashmë kishin shprehur shqetësimin e tyre për potencialin në rritje të Rusisë afër kufijve të tyre, kurse verën e kaluar, që ta ulin tensionin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën se do të vendosin përkohshëm në krahun lindor armatosje të madhe. Sipas burimeve të larta amerikane, gjatë vitit 2016 në vendet baltike, Poloni, Bullgari dhe Rumani duhet të dislokohet pajisje speciale për brigadë, që përfshin makina luftarake dhe teknikë tjetër. Tani për tani nuk flitet për dërgimin e trupave ushtarakë, por ndoshta duke përmendur praninë e qëndrueshme të NATO-s në regjion, pjesëmarrësit në forumin në Bukuresht kishin parasysh pikërisht këtë.

Në fakt Evropa Qendrore dhe Juglindore tashmë është objekt i një interesi të veçantë, jo vetëm të NATO-s, por edhe të BE-së. Dhjetë ditë para takimit të nivelit të lartë të Aleancës në Bukuresht BE-ja bisedoi me liderët nga regjioni i njëjtë, por mbi problemet e presionit të migracionit. Urimi i Presidentit Rosen Plevneliev që Evropa Juglindore të mos trajtohet si periferi, por si qendër e interesave dhe politikave gjeopolitike, ndoshta kishte qëllim rritjen e vëmendjes ndaj Ballkanit Perëndimor. Përsëri me këtë qëllim Presidenti shprehu përkrahjen e tij të radhës ndaj politikës së “dyerve të hapura” të NATO-s dhe pritjen që ajo të realizohet gjatë dhjetorit të këtij viti me dërgimin e ftesës Malit të Zi për anëtarësim në aleancë.

Sipas fjalëve të Presidentit bullgar, hapja e qendrave të koordinimit të NATO-s në Bullgari dhe në pesë shtete të tjera të krahut lindor të Aleancës, si dhe vendimi për krijimin e qendrave të tilla në Sllovaki dhe në Hungari janë një hap i rëndësishëm për rritjen e aftësive mbrojtëse. Sipas Kreut të Shtetit, për shkak të resurseve të kufizuara financiare duhet të zbatohen projekte të të ashtuquajturit “koncept për mbrojtjen inteligjente”, si për shembull eksploatimi i përbashkët i gjuajtësve dhe trajnimi i pilotëve me vende të tjera anëtare të NATO-s nga regjioni. Ky urim i fundit i Presidentit koincidoi me miratimin e një projekt-ligji të qeverisë për veprime të përbashkëta për mbrojtjen e hapësirës ajrore kombëtare. Ndryshimi është në përgjigje të rekomandimit të bërë gjatë samitit të NATO-s në Uels për zhvillimin e misioneve të përbashkëta për forcimin e aftësive të mbrojtjes së hapësirës ajrore të vendeve të krahut lindor të NATO-s.

Në Bukuresht Presidenti Plevneliev konstatoi përparim sa i përket temës së ndjeshme për të gjithë, por sidomos për Bullgarinë, temës së rritjes së mjeteve për mbrojtjen.  Duke njoftuar se Bullgaria do të rritë buxhetin e saj për mbrojtje nga 1.19 për qind deri në 1.35 për qind prej Prodhimit të Brendshëm Bruto, ai siguroi se shpenzimet ushtarake do të rriten ngadalë, derisa në kuadrin e një dekade arrijnë 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Takimi i NATO-s në Bukuresht shprehu shqetësime për veprimet ushtarake të Moskës në Siri. Bën përshtypje se një ditë para samitit Forcat Ushtarako-Ajrore të SHBA-së dhe Rusia zhvilluan në shtetin e trazuar arab trajnime të përbashkëta ushtarake për shmangien e afrimit të rrezikshëm të avionëve. Një ushtarak i lartë rus komentoi se “në kuadrin e bashkëpunimit me koalicionin antiterrorist ndërkombëtar dhe me vendet nga regjioni për parandalimin e incidenteve në ajrin mbi Siri po zhvillohet një bashkëpunim i suksesshëm me kolegët amerikanë”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD