Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stivian Gatev – ylli i ri në zbritjen e shpejtë me biçikletë

БНР Новини

Megjithë kushtet e këqija meteorologjike gjatë tetorit në malin Vitosha me një rivalizim të ashpër u zhvillua gara Home Mountain Bike Cup. Ajo ishte raundi i katërt i parafundit i serive bullgare të quajtura “daunhill”, ose thënë me fjalë të tjera zbritja e shpejtë me biçikletë malore. Traseja e gjatë më se dy kilometra, që zvarritej nëpër bjeshkët e malit nuk krijoi peripeci për çiklistin nga Sevllievo Stivian Gatev. Ai përballoi distancën për 2 minuta dhe 38 sekonda. “Konkurrenca ishte e madhe. Në Bullgaria ka djem, të cilët i ngasin biçikletat shumë mirë. Mirëpo, trajnimet këmbëngulëse dhe përpjekjet e mëdha, u kurorëzuan me sukses. Arrita të klasifikohem në vendin e parë.” Këtë e rrëfeu para mikrofonit të Radio Bullgarisë i riu lindur në vitin 1991 Stivian Gatev ose Stivi, siç e quajnë miqtë. Gjatë zbritjes ai tregoi aftësi të mira teknike. Për karrierën sportive, ai tregon:

“Gjithçka filloi në vitin 2004, kur erdhëm me të atin në Sofje. Atëherë në lagjen e kryeqytetit Simeonovo, në rrezet e mali Vitosha, kishte një garë të zbritjes malore me biçikleta. Vendosëm të shikojmë këtë garë dhe unë mbeta i pushtuar nga ideja edhe unë të vozitem ashtu në një biçikletë. Dimrin e po këtij viti me të atin filluam të montojmë një biçikletë. Kështu deri në pranverën e vitit 2005 arritëm të bëjmë biçikletën time të parë. Fillova të trajnoj duke e ngas biçikletën në terrene malore. Për herë të parë u përfshi në një garë mezi në vitin 2007 në rajonin Shamballa afër qytetit të malit Stara Pllanina – Sopot.”

Sipas çiklistit të ri në Bullgari ka një potencial të madh për zhvillimin e çiklizmit malor. Si trase tepër interesante ai tregon ato në pushimoren Boroveç të malit Rilla, Bullgari Jugperëndimore. Sipas tij aty ka elemente të larmishme si kërcime, virazhe, pjesa për shfaqjen e aftësive teknike dhe të shpejtësisë. Çdo adhurues i sporteve ekstreme do të pyesë çfarë është biçikleta me të cilën ec bashkëbiseduesi. Ai na shpjegon, se aktualisht ai ngas një prototip të ri të biçikletës me parafango 27.5 centimetra. Në të vërtetë parafangot e biçikletave të zakonshme janë 26 centimetra, por që prej një viti standardi i parafangove u ndryshua. “Më dhanë biçikletën, që të testoj dhe me të marr pjesë në garën e pestë. Në treg kjo biçikletë do të shitet për përdorim të gjerë mezi vitin e ardhshëm” shpjegon çiklisti i ri.

Njihet se shpejtësia e lartë shton adrenalinën. Vallë, a e provokon këtë bashkëbiseduesi të marrë përsipër rreziqe kur zbritet?

“Ngandonjëherë rreziqet janë një gjë e domosdoshme. Por personalisht unë mendoj, se çdo rrezik i tepruar mund të sjell ndonjë plagosje. Përpiqem të ngas biçikletën sipas mundësive të mia. Kur njeriu nuk mund të vlerësoj saktë aftësitë e tij, atëherë bëhen gabime.”

Për formën e tij të mirë sportive Stivian Gatev bën shumë trajnime dhe jo vetëm me ngasjen e biçikletës. Në sajë të përgatitjes së mirë fizike ai e ndjen veten më të sigurte në trasenë. Shpejtësia më e madhe, me të cilën e ngiste biçikletën sipas tij është:

“Përafërsisht 58 – 60 kilometra në orë në një teren me gurë dhe rrënjë. Ndryshe shpejtësia mesatare, të cilën e kam regjistruar është 38-40 kilometra. Në fakt shpejtësia është në varësi të trasesë. Ka pjesa për shpejtësi më të madhe, ka të tjerë për shfaqjen e aftësive teknike.”

СнимкаNë fund e pyesim çiklistin e ri Stivian Gatev për ngasjen më të shpejtë të biçikletës, të cilën e mban mend?

“Ndoshta kjo ndodhi sivjet në pushimoren Boroveç. Isha i pari ndër bullgarët dhe i dyti në klasifikimin e përgjithshëm. Para meje kishte vetëm një çiklist nga Greqia. Moti ishte i mirë, por në final para se të përfundojnë disa nga çiklistët filloi të bjerë shi. Unë nuk isha i përgatitur për një mot të tillë dhe kështu përfundova garën i dyti ndër bullgarët. Megjithëkëtë gëzohem se arrita në final gjallë dhe shëndosh.”

Më 7 dhe 8 nëntor të këtij viti çiklisti i ri bullgar rivalizon në raundin e pestë të serive bullgare të çiklizmit të zbritjes malore Kongur AIR DH në qytetin Petriç të Bullgarisë Jugperëndimore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Todor Todorov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Rinisë dhe Sportit/BTA

Ruzhdi Ruzhdi solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Lojërat Paraolimpike në Paris

Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..

botuar më 24-08-31 10.49.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov shkon në raundin e tretë të US Open

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e tretë të US Open pasi mundi Rinki Hijikata me rezultat 6-1, 6-1, 7-6 (4). Ndeshja zgjati pak më shumë se dy orë e 10 minuta. Në fazën tjetër të kampionatit në SHBA tenisti 33..

botuar më 24-08-29 10.06.PD

Në Primorsko filloi faza e katërt e turneut ndërkombëtar të çiklizmit

Ka filluar faza e katërt, më e gjata nga pesë etapat e Turneut të 71-të Ndërkombëtar të Çiklizmit në Bullgari. Fillimi u dha në Primorsko. Etapa e parë nga Sofja deri në Trojan ishte 161.5 kilometra e gjatë, ndërsa në fazën e dytë..

botuar më 24-08-28 12.59.MD