“Intervistë në barkun e balenës”
- Ku ishte më se tri dekada – më pyesin.
- Isha në barkun e balenës. Të gjithë e dini, por më pyesni qëllimisht.
- Si kaloi tri dekada në bark – më pyesin.
- Edhe këtë e dini – luajta bixhozin me Jon nga Bibla.
- Mirëpo Joni doli, dhe ti prapë mbeti brenda.
- Joni doli, sepse Zoti pagoi, ndërsa për mua edhe Djali nuk deshi të japë para.
- Vallë, a nuk kishte frikë kaq shumë dekada?
- Ishte e tmerrshme dhe më zuri mërzia – heshta dhe pira duhan, pira duhan dhe heshta...
Ato fjalë i përkasin shkrimtarit Konstantin Pavllov. Prapë në këtë rrëfim autori vazhdon: “Që të hysh në barkun e Balenës, duhet të vërtetosh, se posedosh virtyte. Aty nuk mund të hyjë secili... Nuk lejojnë, që aty të hyjë secili...”
“Nuk ka ndonjë autor tjetër, i cili me një fortësi të tillë jetike të mbronte me një këmbëngulje aq të fortë lirinë e mendimit, imagjinatës krijuese dhe autonomisë së artit në Bullgari nga vitet 60-të e më tutje.” Ato janë fjalët hyrëse të librit të vetëm i kushtuar krijuesit Konstantin Pavllov, shkruar nga poeti Ani Illkov.
Ai i përket i të ashtuquajturit “Brezi i Prillit” i letërsisë bullgare, që u formua pas Plenumit të Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1956. Mirëpo, Konstantin Pavllovi është një krijues i cili u nda me Pushtetin me pajtim reciprok. Ai mbeti krijuesi i vetëm i cili hyri në konflikt të drejtpërdrejtë me regjimin e Todor Zhivkovit. Me këtë mund të shpjegohet pse për 30 vjet dolën nga shtypi vetëm tri përmbledhje të vjershave të tij. Në fakt pushtetarët kishin frikë nga krijimtaria e tij, sepse ai preferonte gjuhën e imazheve, fjalët plotë domethënie. Ai është autor i skenarëve të filmave më origjinal dhe emocionues bullgar – “Kujtim për binjaken”, “Dëgjoje gjelen!”, “Iluzion”, “Çudia masive” – film ky i cili u ndalua për shfaqje, “Magjia e bardhë”, “Kujtesë”, “Diçka në ajër”.
Konstantin Pavllovi nuk ishte një fenomen i jashtëzakonshëm për masat e gjera, siç kjo ndodhi me krijues të tjerë të kësaj epoke. Dhe kjo sepse fjala e tij çudibërëse nuk kuptohej nga masa e gjerë. Vjershat e tij ishin të pakuptueshme, të errëta, ngandonjëherë edhe plotë egërsi. Pikërisht këtë deshi të inspironte edhe kritika partiake për këtë autor.
“Thuan “armik” pa të caktojnë pse. Tingëllon pothuajse si një gradë. Dhe ndoshta i jam armik ndonjërit. Edhe unë si njerëzit e tjerë, nuk jam vetëm konsumator pasiv i ndjenjave armiqësore, por edhe unë ngandonjëherë si përgjigje shfaq ndjenje të tilla”, përgjigjet poeti.
Vjershat e tij trembin dhe frikësonin pushtetarët dhe shijet e tyre autoritare. Ja përse ata preferuan që të ndalojnë poezinë e tij. Kjo ndodhi pas botimit të përmbledhjes së parë të vjershave. Kështu në vazhdim të 12 viteve Konstantin Pavllovi u zhyt në haresë. Megjithë vetminë dhe izolimin në të cilin ishte, në fjalët e tij kishte profeci tronditëse. Ai kërkonte lexuesit, të cilët ishin në gjendje të kuptojnë fjalët dhe domethëniet e tij. Ai qëndronte larg lavdisë së lirë. Ja përse ai nuk lejoi, që krijimtaria e tij të përdoret me qëllime politike edhe pas vendosjes së demokracisë në vitin 1989. Atëherë dolën nga shtypi shtatë libra të tij me vjersha dhe “Libra të zgjedhura” në 4 vëllime.
Konstantin Pavllovi u nda nga jeta në moshë 75-vjeçare. Pas tij mbetën veprat e krijuara, domethënia e të cilëve mezi tani do të zbulohet. Edhe fjalët e mikut të tij të ngushtë poeti Rumen Leonidov:
“Me siguri mund të themi, se Konstantin Pavllovi e pasuroi poezinë tonë me gjeniun e tij. Me estetikën e tij të panjohur ai depërtoi në kinemanë dhe teatrin kombëtar, ku për fat të keq nuk gjeti lexuesit e saktë të krijimtarisë së tij. Mirëpo, si shpërblim poetesha e madhe ruse Anna Ahmatova kur lexoi vjershat e tij thërriti: “Konstantin Pavllovi? Ky është poeti më i madh bullgar, të cilin e kam lexuar!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Data 2 tetor 1996 do të mbahet mend me vrasjen e parë të një kryeministri bullgar, pavarësisht dhe ish, në historinë tonë më të re. Përpara tij të njëjtin fat, por pas një procesi gjyqësor të dirizhuar dhe një dënim me vdekje të paracaktuar, të..
Për herë të parë në rubrikën “80 vjet në 80 javë” do t’u bëjmë pasqyrë ngjarjeve të tri viteve 1995-1997. Kjo pasi qeveria e kryeministrit Zhan Videnov është simptomatike për periudhën e pasuksesshme, në të cilën vazhdojmë të jetojmë edhe më sot. Pasi..
Vera e vitit 1994 mbahet mend me Kampionatin Botëror të Futbollit në SHBA-në. Bullgaria merrte pjesë herën e gjashtë në finale botërore. Dhe kjo pasi 9 muaj para kësaj më 17 nëntor të vitit 1993 në stadiumin e Parisit “Park de Prens” vendosej kush,..