Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti në fokusin e objektivit të Elina Ninovës

БНР Новини
6
Foto: Elina Ninova

Nuk ka asgjë më të mirë se koha e keqe. Kjo frazë e njohur ka hyrë në të  përditshmen tonë nga një film i njohur bullgar. Këtë mendim e ka tejzhvilluar në albumin e saj me titull “Nëpër pellgjet me ujë të Sofjes” fotografja Elina Ninova. Si çdo gjë e bukur dhe ky album i cili për kohë të shkurtër fitoi popullaritet të madh në rrjetet sociale, lindi në mënyrë spontane, të shkaktuar nga bukuria e çastit, rrëfen autorja e tij.

“Para dy javësh, një të shtune dola për shëtitje. Më pëlqen shumë të shëtitëm kur Sofja është e zbrazët dhe kur bie shi i imët. Deri sa bredhja me fotoaparatin në dorë fillova të shikoja në pellgjet përreth dhe vura re se në to shihen gjëra shumë të bukura – godinat emblematike të Sofjes. Ato dukeshin interesante të kthyera  te poshtë sikur ishin një botë paralele. Fillova të kërkoja edhe pellgje të tjera. Konstatova se ka shumë. Sidomos kur shiu pushoi dhe era u qetësua pashë se ato dukeshin si pasqyra të vërteta. Mua në parim më pëlqejnë uji, lumenjtë, liqenet. Sofja nuk ka kanale, por ka pellgjet e saj nëpër rrugë! Jam e lumtur se jetoj në një qytet, ku rrugët  nuk janë të mërzitshme dhe aty mund të gjendet gjëra shumë interesante si pellgjet, për shembull.”

СнимкаInteresi i Elinës ndaj bukurisë së qytetit të madh me arkitekturën e tij, me tërësinë e energjive, shtresave kulturore dhe kontradiktave, tingujve, aromave dhe  njerëzve  lindi që në vitet e fëmijërisë. Ai është motori që e shtyn në një moment të marrë fotoaparatin, të marrë frymëzim nga fotografia e vjetër franceze e qytetit, nga krijuesit e mëdhenj të shekullit të XX si Anri Kartie-Breson, Rober Duano etj. Ja se çfarë na tregoi Elina:

“Interesi ndaj fotografisë është lidhur me interesin ndaj qytetit tim të lindjes Sofja. Kur isha nxënëse kishte një revistë “Sofja”. Ajo ishte shumë e dashur për mua, sepse në të kishte shumë fotografi, kuriozitete, artikuj dhe ese. Pikërisht prej saj lindi interesi im ndaj qytetit, ndaj detajeve në të, që shpesh herë mbeten të padukshme në të përditshmen. Me gjithë se me pëlqen shumë të udhëtoj  dhe të fotografojë shumë gjëra, Sofja mbetet tema ime e preferuar për fotografim deri më sot.”

СнимкаKur njihesh me krijimtarinë e Elina Ninovës menjëherë të bën përshtypje, që secili prej albumeve të saj – për Sofjen, Barcelonën, Parisin apo Stambollin, krahas stilit  karakteristik të krijueses së tij, mban dhe një ngarkesë të vet të brendshme. Disa prej fotografive bile krijojnë iluzionin për vepra të artit figurativ – për shembull, fotografitë plotë dramatizëm nga albumi i saj për Romën.

Çfarë nevojitet që një fotografi të pasqyrojë më saktë shpirtin e një qyteti?

“Mund të tingëllojë në mënyrë banale, por nevojitet dashuri ndaj qytetit. Duhet të shikosh qytetin me dashamirësi. Vetëm atëherë mund të ndjesh shpirtin e tij. Si  do të rikrijosh, varet nga shumë gjëra. Më pëlqen një mendim i Ansel Adams, i cili thotë, se fotografia nuk është vetëm shkrepja me fotoaparatin. Në një foto pa dashje përfshijmë librat, që kemi lexuar, filmat që kemi parë, muzikën që kemi dëgjuar dhe bile njerëzit që kemi dashur. Çdo foto mban në vet veten qëndrimin tonë personal.”

Si realizohet takimi midis krijuesit dhe kuadrit unik? A kërkohet ai nga Elina apo ai e gjen vetë?

“Më shpesh ai më gjen, me gjithë se me pëlqen dhe fotografia  me regji paraprake, ajo që bëhet me modele. P. sh. Në sajtet ruse të fotografisë mund të shihen gjëra shumë të bukura dhe interesante – foto që rrëfejnë histori të tëra, filma të  tërë në një kuadër dhe mua më pëlqejnë shumë. Por unë personalisht preferojë të kapë çastin spontan. Të shëtis nëpër rrugët dhe kur shoh diçka interesante të kap me objektivin tim.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD