Me një sukses të madh për Bullgarinë përfundoi Kampionati Evropian i Mundjes për të Shurdhëritë në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në të u përfshinë 12 sportistë bullgarë, mes të cilëve dhe sportist të njohur me dallime të larta nga olimpiadat, nga kampionatet botërore dhe evropiane. Ata fituan për vendin përgjithësisht 20 medalje: 10 tek meshkujt dhe 10 tek kadetët dhe të rinjtë. Kadetët dhe të rinjtë u kthyen në atdhe me dy medalje të arta, katër të argjendta dhe katër të bronzta, kurse meshkujt me 3 të argjendta dhe 7 të bronzta. Dy medalje të arta në kampionatin për kadetët dhe të rinjtë u fituan nga Panajot Dimitrov (42 kg) – në mundjen e lirë dhe klasike.
“Në këtë kampionat evropian garat u zhvilluan në stilet e mundjes së lirë dhe klasike për kadet, të rinj dhe meshkuj. Tek të rinjtë, si skuadër zumë vendin e pestë, tek meshkujt dhe kadetët – vendin e 3. Në kampionat pjesëmarrje morën të gjitha shtetet prijëse në këtë sport – të gjitha vendet të cilat flasin gjuhën ruse, Turqia dhe të tjera dhe përkatësisht, konkurrenca qe jashtëzakonisht e egër” – deklaroi trajneri i përgjithshëm i skuadrës Denisllav Çamishki, i cili nënvizoi se në garë janë përfshirë përgjithësisht 239 pjesëmarrës prej 14 shteteve.
Qëllimi tjetër i madh i mundësve është Kampionati Botëror për të Shurdhëritë gjatë muajit maj të vitit 2016, i cili do të zhvillohet në Iran. Ky kampionat botëror, si dhe ai Evropian janë kualifikime për olimpiadën në Turqi gjatë vitit 2017.
Prezantimi i suksesshëm i mundësve bullgarë në Gjeorgji është rezultat si nga puna e tyre këmbëngulëse, ashtu dhe të veprimtarisë aktive, të zhvilluar nga Federata Sportive e të Shurdhave në Bullgari. Nën mbrojtjen e saj veprojnë klube sportive në 10 qytete nëpër të gjithë vendin, anëtarët e rregullt e të cilëve numërojnë 1600 veta. Në konferencën e posaçme të shtypit, e cila i është përkushtuar pjesëmarrjes së suksesshme të mundësve tanë në Kampionatin Evropian, kryetari i Federatës Sportive të të Shurdhave në Bullgari, Nikollaj Nikollov shpalli se, të mërkurën e ardhshme 4 nëntor për në Erevan udhëton skuadra jonë kombëtare e xhudos e Federatës për të Shurdhave, ku po kështu shpresojmë për suksese.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..