Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëvizja Slow Food – rruga drejt ushqyerjes së shëndetshme

БНР Новини
Foto: arkiv

Në Sofje u mbajt Forumi i parë i Slow Food dhe Terra Madre Bullgaria. Studiuesit që punojnë për studimin dhe ruajtjen e resurseve gjenetike, përfaqësues të komuniteteve vendase, agrarë të vegjël dhe kulinarë, mësues dhe kuzhinierë u përfshinë në aktivitet dhe shkëmbyen përvojë dhe dije mbi temën  për ushqyerjen e larmishme dhe rritjen e kulturave të ndryshme.

Slow Food është lëvizje ndërkombëtare, e cila është themeluar në Itali në vitin 1986 nga Karlo Petrini. Misioni i tij është të ruajë traditat gastronomike, të inkurajojë rritjen e kulturave vendase dhe kafshëve shtëpiakë, si edhe të përkrahë komunitetet vendase. Deri tani mbi 130 shtete nëpër botë marrin pjesë në ketë lëvizje. Fillimi i Slow Food është lidhur me protestën kundër hapjes së gjithnjë e më shumë lokaleve për ushqim të shpejtë.

“Pastër, shijshëm dhe ndershëm” është motoja e Slow Food. Pastër – sepse nuk dëmton natyrën, shijshëm – sepse u krijon kënaqësi personit dhe ndershëm – sepse garanton marrëdhënie të ndershme midis prodhuesit dhe konsumatorit. Prodhuesi merr çmimin që është adekuat kundrejt punës së bërë, ndërsa konsumatori merr çmimin që nuk është tepër i lartë për të.

“Larmia bimore në dobi të shoqërisë” – ishte tema e konferencës, e cila vuri fillimin e forumit. Lektorët i njohën të pranishmit me bimët e rrezikuara, me procesin e ruajtjes së kulturave dhe rritjen e tyre. Më shumë për misionin e Slow Food dhe Terra Madre tregon Desisllava Dimitrova, docente e botanikës në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe koordinatore e Slow Food për Bullgarinë:

Foto: Slow Food“Për fat të keq sot konsumojmë më shumë, nuk duhet të flasim për prodhimin e më shumë ushqimeve. Duhet të ndryshojmë ndarjen e këtyre ushqimeve dhe të ndryshojmë sistemin e ushqimeve. Aktualisht ky sistem është bazuar vetëm mbi fitimin. Ushqimi është kthyer në mall  dhe është zbrazur nga përmbajtja e tij biologjike, kulturore dhe sociale. Reklamat na bindin, se ne duhet të blejmë ushqime të shumta dhe të lira. Ne nuk përdorim emocionet dhe dijet tona kur ushqehemi. Ne thjesht e gëlltitim ushqimin. Ideja jonë është të ngadalësojmë tempet me të cilat punojmë dhe me të cilat ushqehemi. Aktualisht ne jemi transformuar në “Homo-konsumentos”. Duhet të jepen shembuj të mirë. Vitet e fundit në Bullgari ka një  tendencë për kërkimin e ushqimeve cilësore dhe gjithnjë e më shumë njerëz të rinj interesohen për këtë çfarë shtrojnë në tryezën e tyre, sidomos prindërit e rinj. E keqja është se shteti nuk zhvillon politikë për larmimin e ushqimeve, por ka zgjedhur rrugën më të lehtë – të industrializimit të ushqimit. Ne jemi një organizatë vullnetare. Rrjeti ynë ndërtohet nga njerëz që besojnë me pasion në një kauzë të përbashkët.  E ardhmja e Slow Food është lidhja midis shkencës dhe njerëzve, të cilët mbajnë praktikën.”

Pyetjes a është ide e mirë që Ministria e Shëndetësisë të zbatojë tatimin “ushqime të dëmshme” si masë kundër mbipeshës dhe mënyrës jo të shëndetshme të jetesës, Desisllava komenton:

“Nuk është e nevojshme, sipas mendimit tim. Çmimi i cigareve rritet vazhdimisht. Por nuk ka prodhues të cigareve të falimentuar, as njerëzit nuk kanë hequr dorë nga pirja e duhanit. Ligji me siguri nuk do të prekë lokalet e mëdha për ushqimin e shpejtë, por do t’i shkaktojë dëme prodhuesit të vogël, në biznesin e të cilit ka ushqim, që është përfshirë në këtë ligj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD