Në Sofje u mbajt Forumi i parë i Slow Food dhe Terra Madre Bullgaria. Studiuesit që punojnë për studimin dhe ruajtjen e resurseve gjenetike, përfaqësues të komuniteteve vendase, agrarë të vegjël dhe kulinarë, mësues dhe kuzhinierë u përfshinë në aktivitet dhe shkëmbyen përvojë dhe dije mbi temën për ushqyerjen e larmishme dhe rritjen e kulturave të ndryshme.
Slow Food është lëvizje ndërkombëtare, e cila është themeluar në Itali në vitin 1986 nga Karlo Petrini. Misioni i tij është të ruajë traditat gastronomike, të inkurajojë rritjen e kulturave vendase dhe kafshëve shtëpiakë, si edhe të përkrahë komunitetet vendase. Deri tani mbi 130 shtete nëpër botë marrin pjesë në ketë lëvizje. Fillimi i Slow Food është lidhur me protestën kundër hapjes së gjithnjë e më shumë lokaleve për ushqim të shpejtë.
“Pastër, shijshëm dhe ndershëm” është motoja e Slow Food. Pastër – sepse nuk dëmton natyrën, shijshëm – sepse u krijon kënaqësi personit dhe ndershëm – sepse garanton marrëdhënie të ndershme midis prodhuesit dhe konsumatorit. Prodhuesi merr çmimin që është adekuat kundrejt punës së bërë, ndërsa konsumatori merr çmimin që nuk është tepër i lartë për të.
“Larmia bimore në dobi të shoqërisë” – ishte tema e konferencës, e cila vuri fillimin e forumit. Lektorët i njohën të pranishmit me bimët e rrezikuara, me procesin e ruajtjes së kulturave dhe rritjen e tyre. Më shumë për misionin e Slow Food dhe Terra Madre tregon Desisllava Dimitrova, docente e botanikës në Akademinë Bullgare të Shkencave dhe koordinatore e Slow Food për Bullgarinë:
“Për fat të keq sot konsumojmë më shumë, nuk duhet të flasim për prodhimin e më shumë ushqimeve. Duhet të ndryshojmë ndarjen e këtyre ushqimeve dhe të ndryshojmë sistemin e ushqimeve. Aktualisht ky sistem është bazuar vetëm mbi fitimin. Ushqimi është kthyer në mall dhe është zbrazur nga përmbajtja e tij biologjike, kulturore dhe sociale. Reklamat na bindin, se ne duhet të blejmë ushqime të shumta dhe të lira. Ne nuk përdorim emocionet dhe dijet tona kur ushqehemi. Ne thjesht e gëlltitim ushqimin. Ideja jonë është të ngadalësojmë tempet me të cilat punojmë dhe me të cilat ushqehemi. Aktualisht ne jemi transformuar në “Homo-konsumentos”. Duhet të jepen shembuj të mirë. Vitet e fundit në Bullgari ka një tendencë për kërkimin e ushqimeve cilësore dhe gjithnjë e më shumë njerëz të rinj interesohen për këtë çfarë shtrojnë në tryezën e tyre, sidomos prindërit e rinj. E keqja është se shteti nuk zhvillon politikë për larmimin e ushqimeve, por ka zgjedhur rrugën më të lehtë – të industrializimit të ushqimit. Ne jemi një organizatë vullnetare. Rrjeti ynë ndërtohet nga njerëz që besojnë me pasion në një kauzë të përbashkët. E ardhmja e Slow Food është lidhja midis shkencës dhe njerëzve, të cilët mbajnë praktikën.”
Pyetjes a është ide e mirë që Ministria e Shëndetësisë të zbatojë tatimin “ushqime të dëmshme” si masë kundër mbipeshës dhe mënyrës jo të shëndetshme të jetesës, Desisllava komenton:
“Nuk është e nevojshme, sipas mendimit tim. Çmimi i cigareve rritet vazhdimisht. Por nuk ka prodhues të cigareve të falimentuar, as njerëzit nuk kanë hequr dorë nga pirja e duhanit. Ligji me siguri nuk do të prekë lokalet e mëdha për ushqimin e shpejtë, por do t’i shkaktojë dëme prodhuesit të vogël, në biznesin e të cilit ka ushqim, që është përfshirë në këtë ligj.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..