Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nën pendën e piktorit Zllatju Bojaxhiev

БНР Новини
6
"Diptih"

Në qoftë se do të keni mundësi të shëtitni nëpër rrugicat  gjarpëruese të Plovdivit të vjetër nuk ka si të mos ndaloni para shtëpisë së ndërtuar në vitin 1860 në stilin rilindës të dr. Stojan Çollakovit. Gjatë viteve ajo ka qenë rezidencë verore e Mbretit bullgar Ferdinand, gjatë luftërave – jetimore, pas kësaj depo e duhanit, ndërsa në vitet e socializmit – bibliotekë. Në vitin 1984 shtëpia bëhet muze e piktorit gjenial bullgar Zllatju Bojaxhiev. Ai ka lindur më 22 tetor të vitit 1903 në fshatin Brezovo pranë Plovdivit dhe u nda nga jeta 72 vjet më vonë. Që nga fëmijëria  është mësuar me punën agrare dhe tematika fshatare mbeti në krijimtarinë e tij. Ka mbaruar Akademinë e Arteve në Sofje, pas kësaj bëhet mësues në Plovdiv.

“Përrallë”Ja se çfarë na tregoi Drejtoresha e shtëpisë-muze të Zllatju Bojaxhievit Sevlija Todorova:

“Periudha e parë në krijimtarinë e piktorit, që kap vitet 1932 – 1951, karakterizohet me kërkime në stilin klasik dhe neoklasik. Ai ka marrë pjesë në ekspozita kolektive dhe ka fituar vlerësime pozitive nga kritika. Në vitin 1939 ndërmori një udhëtim interesant deri në Itali, që ushtroi ndikim të fortë mbi krijimtarinë e tij. Atje u njoh me artin e Rilindjes. Gjatë periudhë së parë piktori përdori teknikën klasike të pikturimit, e cila shihet në tablonë “Diptih”, në vepra të tjera aplikon teknikë ekspresive, ndërsa pikturat e ciklit të Brezovos janë nën ndikimin e artit figurativ holandez nga shekujt XVI-XVII.”

Fama e piktorit rritet bashkë me të dhe porositë. Krahas pikturave ai merret edhe me punë zbatuese. Deri sa punon mbi dekorimin e Uzinës së plehrave azotike në Dimitrovgrad ai sëmuret. Ja se çfarë tregon Sevlija Todorova:

“Gjatë vitit 1951 Zllatju Bojaxhiev pësoi insult cerebral si rrjedhojë u paralizua pjesa e djathë e trupit të tij dhe ai humbi të folurit. Atëherë ai ishte 48 vjeçar. Në atë periudhë të vështirë e ka ndihmuar shumë e shoqja  Cena, në sajë të përkujdesjeve të saj ai  arriti pjesërisht të rivendos të folurit dhe të shkruajë dhe të pikturojë me dorën e majtë.”

“Autoportreti”Në vitin 1953 Zllatju Bojaxhievi përsëri filloi të pikturojë peizazhe nga Plovdivi i vjetër.

“Stili i artistit u ndryshua rrënjësisht – tregoi Drejtoresha e muzeut znj. Todorova. – Bashkëshortja e parë vuri re se ai u orientua tek një paletë tjetër. Në qoftë se gjatë periudhës së parë dominojnë përzierjet e ndërlikuara të ngjyrave, në atë të dyte ai përdor ngjyra të çelura dhe  të ngrohta,  vihet re një harmoni ngjyrash disi naive. Ndryshon dhe stilistika. Në vend të artit figurativ klasik dhe vijës ekspresive, shfaqen tipare që janë më afërt rrymës moderne të impresionizmit.”

Në një mënyrë tjetër e konsideron krijimtarinë e Zllatju Bojaxhievit para dhe pas insultit, piktori Joan Leviev, i cili nuk pranon  një ndarje të tillë në periudha. Kujtimet e tij ruhen në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare:

“Ka vetëm një piktor Zllatju Bojazhiev – para dhe pas insultit. Pasi ai e ndërroi dorën e djathë me atë të majtë, arti i tij u bë më nervoz, më afër pendës së Van Gogut. Në qoftë se i soditni pikturat e tij, ato mbajnë të njëjtën ngarkesë shpirtërore, e cila vjen nga fshati, nga toka.”

Interes të veçantë përbën tabloja e Bojaxhievit “Masakrat në Batak”. Puna mbi këtë pikturë të madhe plotë me subjekte u zgjatë një ose dy vjet pas insultit. Mbi të gjurmë me pendën e tij ka lënë dhe një piktor tjetër i madh bullgar – shoku i Zllatju Bojaxhievit – Boris Angellushev. Për të kuptuar fatin krijues dhe jetësor dhe përjetimet e Bojaxhievit gjatë periudhës së dytë të jetës së tij na ndihmon një tablo tjetër – “Autoportreti”. Ja se çfarë na tregon për të Sevlija Todorova.

“Për këtë periudhë vepra “Autoportreti” është shumë karakteristike, në të  piktori sikur rrëfen rrugën e vet të vështirë krijuese – nga aftësia të pikturojë si virtuoz me dorën e djathtë tek kalimi i shprehjes ekspresive me dorën e majtë. Në këtë autoportret frontal Zllatju Bojaxhievi e ka pikturuar pjesën e vet të majtë dhe të djathë në mënyre të ndryshme.  Në këtë mënyrë ai na tregon, se pavarësisht  nga vështirësitë arti jep forca dhe frymëzim.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Bulfoto dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD