Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eric Fassin: “Derisa Franca ka frikë, Gjermania i ofron botës “ëndrrën e vet amerikane”

Tifozët e Borussia Dortmund-it mirëpresin refugjatët me Mirë se erdhet!
Foto: arkiv

Para pak kohe Kancelaria gjermane Angela Merkel befasoi botën politike me deklaratën, se misioni human i Gjermanisë është të pranojë refugjatët nga lufta dhe kjo gjithashtu është pjesë e globalizimit. Ajo theksoi, se në qoftë se aq shumë njerëz dëshirojnë të jetojnë në Gjermani kjo i bën nder tërë kombit dhe  mbush me krenari secilin gjerman. Por duke pasur parasysh fluksin e madh të refugjatëve nga Seria e shkatërruar duhet të bëhet një ndarje e qartë midis imigrantëve politikë dhe atyre ekonomikë. Mbi këtë temë bisedojmë me sociologun Eric Fassin, profesor në Universitetin Paris 8 dhe specialist shumëvjeçar për migracionin, ksenofobinë dhe racizmin në Evropë, i cili gjatë javës së kaluar mbajti një ligjëratë në Qendrën sociale “Haspel” në Sofje.

“Në vazhdim të shumë viteve BE ishte kryesisht  projekt ekonomik për një treg të bashkuar – theksoi Eric Fassin. – Çështja për një politikë të përbashkët ndërkombëtare mbeti për një të ardhme të  pa saktë. Politika të përbashkëta të migracionit u dukën pas vitit 2000, kur u formua koncepti për “kështjellën Evropë”.

Tani me deklaratën e Merkelit ndodhemi në një situatë të re.

“Unë mendoj, se ky qëndrim  mund të çojë në ndryshime reale. Së pari, sasia (500 000 refugjatë në Gjermani deri tani) nuk mund të mos ndryshojë politikat në mënyrë cilësore. Franca fqinje, si dhe shtetet e tjera si Bullgaria, nuk mund të mos reagojnë kur Gjermania thotë:” Nuk mund të  strehojmë të gjithë të varfëritë e botës, por mund të pranojmë një pjesë prej tyre”. Këto fjalë dallojnë nga ato të Francës: “Nuk mund të strehojmë të gjithë të varfëritë e botës”, që do të thotë “nuk mund të strehojmë askënd”.  Ndër të tjerët, shton Eric Fassin, refugjatët e kanë të qartë këtë dhe nuk duan të vijnë në Francë. Kjo mund të shihet në qytetin port Kale, ku ata preferojnë të jetojnë në kampe, duke shpresuar të kalojnë përmes tunelit  në Britaninë e Madhe.

“Angela Merkel propozon diçka tjetër. Ajo prezanton një Gjermani të bujarisë dhe këtë përfytyrim ajo e ofron jo vetëm botës, por edhe vet gjermanëve. Para pak kohe një sociolog gjerman parashtroi hipotezën, se Gjermania është kthyer në “ëndrrën amerikane” të Evropës dhe unë mendoj, se ky është një qëndrim interesant. Ky imazh pozitiv, që mbajnë refugjatët, krijon përfytyrim pozitiv për vet gjermanët , të cilët dekada me radhë janë edukuar në ndjenjë të inferioritetit.”

Në këtë aspekt ka kuptim të krahasohen politikat e Francës dhe Gjermanisë. Atje, ku Merkel propozon identifikim pozitiv të shtetasve të saj, Franca ofron identifikim negativ. Gjermania ofron projekt me vizion për të ardhmen dhe për kombin gjerman. Politika e Francës është fare tjetër dhe ne pamë këtë me trajtimin e romëve nga Rumania dhe Bullgaria. Duke damkosur 24 000 romët, mesazhi i Francës ndaj shtetasve të saj ishte “Ju mund të jeni edhe të varfër, të poshtëruar si zezakë, arabë ose myslimanë, por nuk jeni si romët”. Kjo është politikë e cila krijon ndjenje negative tek shtetasit francez ndaj romëve.

Në pritje të zhvillimit të panjohurit bëhen edhe më shumë. Arritëm në absurdin, që refugjatët afganë të kthehen prapa në “zona të sigurisë” të përcaktuara nga OKB, atje ku nuk ka luftë civile dhe refugjatët dhe familjet e tyre mund të transferohen aty. Ka rrezik që kështjella Evropa të ngushtojë aq shumë definicionin për refugjatë politik, kështu që shumë njerëz për të cilat puna në Evropë është e vetmja mundësi për mbijetesën fizike, të mos përfshihen më në këtë përkufizim.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD