Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doajeni i kardiologjisë bullgare prof. Mlladen Grigorov: “Gëzohuni për gjërat e vogla”

Foto: BNT

Dekoratat vjetore National Medical Awards 2015 kanë për qëllim të shpërblejnë mjekët, spitalet, klinikat dhe ekipet me arritje të konsiderueshme të dëshmuara në mjekësi. Sivjet dekorata për një kontribut të plotë të mjekëve i qe dhënë doajenit të kardiologëve në Bullgari profesor Mlladen Grigorov. Ai ka drejtuar një sërë spitalesh kardiologjie në Bullgari. Me krenari tregon për mjekun e parë në fisin e tij – gjyshi i tij, emrin e të cilit mban, i cili përfundon degën e mjekësisë në qytetin Monpelie – Francë, përpara më shumë se 100 vjetëve. Në rrugën e tij niset dhe babai i profesorit, i cili u diplomua po kështu në Francë. Aty ndizet shkëndija e dashurisë midis prindërve të tij, prandaj profesori Grigorov me shaka përcaktohet si “produkt të dashurisë së zhvilluar në Strasburg”. Nëpër gjurmët e pasardhësve të vet nisen akoma dy breza – djali i tij dhe nipi. E pyetëm se me çfarë ndjenjash e pranon këtë dekoratë:

“Çdo një njohje të kësaj bote pavarësisht se për çfarë është na ledhaton. Aq më tepër se, njohja është diçka e cila është deficit jo vetëm në Bullgari, por dhe në të gjithë botën, më në veçanti kohët e fundit. Dhe kur je në moshën 78 vjeçe, me një praktikë mjekësore më shumë se gjysmë shekullore, natyrisht se, kjo të sjellë kënaqësi.”

Profesori Grigorov është një nga themeluesit e kirurgjisë invazive në Bullgari. Sipas tij, procedurat invazive janë një përparim në mjekësi, sepse, e thënë në mënyrë të përgjithësuar, “pa i futur duart në zemër, në mushkëritë e bardha, stomak” një diagnostiko moderne dhe shërim nuk ka sesi të formohet. Forca e madhe e kardiologjisë invazive është që tek sëmundjet e zemrës dhe vëllimi i vazhdueshëm i pacientëve me sëmundje ishimike të zemrës, ku ajo paraqitet jo vetëm si diagnostiko, por dhe si lloj shërimi. Mbajtësi i dekoratës të sivjetshme për mjek është mes specialistëve të parë në Bullgari, të cilët bëjnë catheterisation të zemrës.

E pyetëm nëse është më i sëmurë kombi bullgar nga shtetet e tjera evropiane, por ja se çfarë na tregoi ai:

“Sipas përshtypjeve të mia personale, nuk jemi më të sëmurë nga evropiani i mesëm. Gjenetikisht ne jemi mbase kombi më i fortë, por sipas përcaktimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë  nocioni “shëndet” do të thotë një gjendje të plotë të mirëqenies-trupore, psikike dhe sociale. Në qoftë se pranojmë se gjendja tonë trupore është e mirë në një nivel të mesëm evropian, mendoj se ai social dhe psikologjik i cili rrjedh prej tij mbase nuk është në një nivel të mirë evropian. Por, ky nuk është vetëm një problem i Bullgarisë. Kohët e fundit dolën, do të thosha të dhëna skandaloze. Doli se, 1 miliardë nga njerëzimi jeton mirë ose relativisht mirë, kurse 6 miliardë jetojnë keq ose shumë keq. Del se 1% nga njerëzimi ka 50% nga resurset financiare. Kjo gërshërë, e cila hapet vazhdimisht, çoj deri në rritjen e sëmundjeve në shumë drejtime, përfshi dhe deri tek problemet sociale dhe politike, të cilat tani krijohen me valën e refugjatëve. Në Bullgari 67% nga mortaliteti paracaktohet nga sëmundjet e enëve të gjakut, derisa në pjesën tjetër të vendeve të zhvilluara mirë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara është nën 50%. Këto 20% në fakt fare nuk janë pak...Por do tu them se ku është problemi-në profilaktikun zero, përzierja e madhe në ndihmën para spitalore, në një transferim të vazhdueshëm të pacientëve, derdhjen e resurseve financiare të arkës Shëndetësore e kështu me radhë. Për shëndetësinë e një vendi gjykojmë në bazë të dy gjërave-mortaliteti dhe numri i hospitalizimeve. Nuk mund të ketë një mortalitet të lartë dhe një numër të lartë në rritje të hospitalizimeve, dhe të flasim për reforma në sistemin shëndetësor. Reforma është para së gjithësh profilaktikë dhe ndihmë para spitalore, si dhe krijimin e një kulture elementare shëndetësore mes popullsisë bullgare”-na tregoi profesori Grigorov.

Morëm dhe disa këshilla të vlefshme – të lëvizim sa më shumë, të përdorim sa më rrallë ashensor, të ngjisim shkallët, të mos harrojmë se ka pasur njerëz dhe para nesh dhe se do të ketë dhe pas nesh dhe të kemi mendjen se çfarë u lemë si trashëgimi. Profesori Mlladen Grigorov citon një mendim të Ovidit, të cilin e vlerëson shumë: “Mbani mend atë që keni arritur” dhe na rikujto të gëzohemi për gjërat e vogla të jetës. Gëzimi nga gjërat e vogla e ul stresin, kurse ai është në themel të patologjisë së njerëzimit.

Përgatiti në shqip. Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD