36 mijë ushtarë, 140 avionë, 60 anije luftarake të më se 30 shteteve anëtare të NATO-s po zhvillojnë në Mesdhe dhe në pjesën lindore të Oqeanit Atlantik trajnimin më të madh të Aleancës për 25 vitet e fundit. Motoja e tij “Trident Juncture – 2015” (Tredhëmbëshi i Bashkuar 2015). Qëllimi është përmirësim i aftësive operative të forcave ushtarake të shteteve në operacione të përbashkëta në disa lokacione të udhëhequra nga shtabe të ndryshme. Trajnimi është parashikuar akoma para veprimeve ushtarake të Rusisë në Siri, por NATO-ja pohon se duke pasur parasysh situatën e ndryshuar ushtarake dhe politike, në skenarin e tij janë bërë ndryshime. Në të janë tërhequr edhe faktorë joluftarakë si organizata ndërkombëtare, agjenci për ndihmë të organizatave joqeveritare, ndër të cilat Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan.
Pjesëmarrja bullgare në të vërtetë është modeste – një skuadër të policisë ushtarake do të zbatojë detyra në territorin e Portugalisë, një tjetër – në territorin e Spanjës. 22 bullgarë do të ketë edhe në formacione të tjera ushtarake me komandim spanjoll apo kanadez. Forcat detaro-ushtarake bullgare do të prezantohen nga fregata “Drëzki” me ekuipazh prej 15 vetash në veprime të përbashkëta me anije nga Grupi i Dytë i Përhershëm i NATO-s në Mesdhe (SNMG 2).
Përmasat e pjesëmarrjes bullgare ilustrohen me faktin se Portugalia, e cila mund të krahasohet me Bullgarinë nga pikëpamja demografike merr pjesë me 6 mijë ushtarë. Bile mund të thuhet se ajo është simbolike. Qëllimi kryesor i pjesëmarrjes sonë është që të tregojë gatishmëri për bashkëpunim me forcat e tjera të NATO-s në rajonin e Mesdheut
Në rajonet ku po zhvillohet trajnimi i NATO-s veprojnë jo vetëm forca të Aleancës. Gjatë majit të këtij viti në Mesdhe u zhvilluan manovra të përbashkët të Rusisë dhe Kinës. Përsëri atje, gjatë qershorit u zhvilluan trajnime ushtarako-detare të Rusisë dhe Egjiptit. Kurse në fillimin e tetorit u bë e qartë se flota ushtarko-detare e Rusisë do të sigurojë mbrojtja e bazës ajrore të qytetit Latakia në Siri, ku ndodhen avionët luftarakë rusë. Përqendrimi i faktorëve të ndryshëm në rajon mund të provokojë jo vetëm tension, por edhe bashkëpunim eventual. Gjatë ditëve të fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia diskutuan mundësitë për masa të përbashkëta për përmirësimin e situatës në Siri. Tani për tani nuk ka përparësi në negociatat e tyre, por kontaktet vazhdojnë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të..