Ditën e enjte duke u gdhirë e premtja, në një moment kur BE-ja diskutonte problemin me fluksin e emigrantëve drejt BE-së, një e shtënë e policit kufitar plagosi rëndënjë emigrant ilegal afgan. Ai ishte pjesë e një grupi nga 54 emigrantë, të cilët refuzuan t’i nënshtrohen urdhrit të ndalojnë në vend. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme e shtëna nuk ishte për emigrantin. Plumbi e goditi si rezultat i rikoshetit. Shumë shpejtë disa nuk pranuan, se bëhet fjalë për incident kufitar, sepse atë që ndodhi ishte larg kufirit. Zëdhënësi i Përfaqësisë së Komisariatit të Lartë të OKB për Refugjatët në Bullgari Boris Çishirkov tha, se është i tronditur nga fakti, se një emigrant, i cili kërkonte strehim në Bullgari, gjeti vdekjen. Ai kujtoi, se ky është rasti i parë i një emigranti të qëlluar në kufirin e BE-së. Është e qartë, se këtij incidenti i kushtohet një vëmendje të tepëruar, pasi kryeministri Bojko Borisov i braktisi debatet në Bruksel dhe u kthye në Bullgari. Pësuan reagime nga ana e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe nga kryetari i Këshillit të Evropës Donalld Tusk. Në sfondin e pikëllimit ndaj fatit të rëndë të emigrantëve u dëgjuan edhe fjali dënuese për veprimet e autoriteteve kufitare. U dënua vet përdorimi i armës kundër njerëzve që kalojnë ilegalisht kufirin kombëtar, jo përmes pikave përkatëse. Nuk u shtrua çështja për këtë çfarë tjetër mund të bëjë një patrullë nga tre veta gjatë natës kundër 54 njerëzve të panjohur, të cilët nuk iu nënshtrohen urdhrit të ndalojnë në vend. Mund të shtrohet edhe pyetja, a është ky rast i izoluar, ose është e vërtetë, se vetëm disa orë para këtij incidenti në territorin e qytetit Burgas u arrestuan 15 afganë pas një persekutimi nga xhandarmeria dhe policia? Pse ikin, në se do të legalizohen në një moment? Pse, në se kërkojnë strehim, disa emigrantë refuzojnë të marrin në konsideratë kërkesat e atyre, të cilët mund t’u sigurojnë? Një pjesë prej popullsisë tashmë iu përgjigj pyetjes, duke nisur një peticion në mbrojtjen e policit që qëlloi. Në këtë rast nuk mund të hidhen akuza as kundër policit, i cili e plotësonte detyrimet, as kundër shtetit bullgar, e cila e përcolli të mbrojë kufirin dhe popullsinë e tij. Në fund të fundit pas fluksit të pandërprerë katërvjeçar të emigrantëve ilegal, një rast i izoluar nuk mund të jetë kriter për konkluzione. Më shumë emigrantë vdiqën duke udhëtuar për në Evropë, që para se të mbërrijnë në Bullgari, por në rrethana të tjera. Zhvillohet një procesi migrimit me përmasa pa precedentë në historinë e sotme, i cili kërkon sjellje e përgjegjshme dhe korrekte të të gjitha vendeve të përfshira në të.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..