16-vjeçari Dimitër Rangellov dhe 17-vjeçari Stefan Raçev, nxënës në gjimnazin profesional kombëtar “Xhon Atanasov”, janë fituesit e konkursit të sivjetshëm “Shpikës të rinj”. Konkursi zhvillohet për vitin e tretë me radhë. Organizator është fondacioni “Minju Ballkanski” në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike Bullgare. Qëllimi është provokim i interesit të të rinjve ndaj shkencave.
Dy të rinjtë fituan konkursin me tri shpikje – karrocë autonome, zile shkollore automatike dhe matës tapash. Dy prej këtyre tri shpikjeve tashmë përdoren në praktikë – zilja shkollore punon në shkollën e të rinjve. Matësi i tapave përdoret në një fabrikë për prodhimin e pijeve freskuese në Pernik (Bullgari Perëndimore).
Më shumë për projektet e tyre na treguan Dimitër dhe Stefan:
“Karroca autonome është me dy senzorë infra të kuq dhe me një senzor zhurmash. Senzorët infra të kuq janë për evitimin e pengesave dhe punojnë 10 centimetra përpara. Senzori për zhurmë është për 50 centimetra përpara. Karroca mund të përdoret nga të verbëritë. Ajo krijon një kartë të terrenit para përdoruesit dhe kështu ai mund të kuptojë ku ka pengesë. Muznd të shkojë përpara njeriut të verbër dhe të tregojë rreziqet eventuale” – tha Stefan Raçev. “Projekti ynë i dytë është një zile shkollore , e cila tashmë punon në shkollën tonë. Mund të përdoret me grafikë të ndryshëm. Është gjysmë autonome – d.m.th. kur vendoset duhet të ndizet. Pastaj ajo punon automakisht dhe kështu evitohen gabimet njerëzore. Projekti i tretë është një matës i tapave. Tashmë disa muaj punon në një fabrikë për pije freskuese dhe me një algoritëm të posaçëm llogarit sasinë për mbushje në çdo një shishe dhe për sa shishe ka nevojë. Mund të përdoret në industri, por akoma nuk e kemi patentuar” – tregoi Dimitër Rangellov.
Çmimi i konkursit është një pajisje teknike të domosdoshme për përsosjen e projekteve dhe për shpikje të reja. Për të ardhmen të rinjtë kanë ide të përbashkëta. Shpresojnë se çmimi do t’i lejojë të punojnë më efektivisht mbi një projekt të ri -pajisje që do të ofrojë informacion për gjendjen e rrugëve dhe do të ndihmojë për evitimin e aksidenteve.
Vendin e dytë në konkurs e zunë Ilian Iliev nga Gjimnazi i Gjuhëve të Huaja – Plovdiv dhe Konstantin Dimitrov nga shkolla e mesme “Canko Cerkovski” të qytetit Polski Trëmbesh (Bullgari Veriore). Projektet e tyre janë në sferën e robotikës dhe automatikës.
Në vend të tretë janë Denisllav Kirillov, Melani Eftimova dhe Daniell Velinov nga qyteti Kystendill (Bullgari Jugperëndimore). Projekti i tyre është lidhur me përdorimin e dritës fluoreshente në analizat mikroskopike të tokës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..