“Kultura e presionit” në mediat bullgare po ritet. Degat e reklamave ndërhyjnë aktivisht në politikën e redaktorëve. Kontrolli dhe kufizimi i pluralizmit janë gjithnjë i më të qëndrueshëm. Ato janë konkluzionet e një anketimi jo zyrtar i Asociacionit të Gazetarëve Evropianë në Bullgari për lirinë e fjalës gjatë vitit 2015. Anketimi u bë onlajn në periudhën 19 qershor – 30 korrik të këtij viti dhe përfshiu 143 gazetarë nga mbarë vendi. 53.8 për qind nga të anketuarit pranojnë, se ata ishin të kufizuar në plotësimin e detyrave, ndërsa 72 për qind rrëfejnë, se mbi kolegë të tyre ushtrohet presion jo të drejtë.
“Në se në vitin 2013 pyetjes “Si e vlerësoni lirinë e fjalës në Bullgari?” 52 për qind nga të anketuarit e vlerësuan si “e keqe”, ndërsa 40 për qind – si “e kënaqshme”, sivjet 42 për qind e vlerësojnë si “e keqe”, ndërsa 31.5 për qind – si “e kënaqshme” – përgjithëson rezultatet analizuesi Ilija Vëllkov.
Megjithëqë shihet një përmirësim i vogël i vlerësimit të klimës mediatike, rezultatet tregojnë një tendencë negative në rritjen e auto-censurës dhe përqendrimit të pronës mediatike. 9 për qind prej të anketuarve thonë se rregullisht shmangin tema të rëndësishme shoqërore, 46 për qind rrëfejnë, se kjo ndodh ngandonjëherë, 45 për qind – nuk censurohen vet. Autocensura ushtrohet kryesisht si rezultat i presionit nga ana e pronarëve të mediave, nga frika që të mos humben të ardhurat, nga konformizmi edhe nga përtacia. Shpesh herë synimi i gazetarëve që të ruajnë kontaktet e tyre me politikanët dhe mundësinë të jenë të informuar e detyron që të mos jenë aq kritik. Lidhur me këtë Ilija Vëllkovi shpjegon:
“Duke marrë parasysh financimin e mediave nga projektet evropiane dhe shfrytëzimin e tyre si lajmëtar të pushtetit, vazhdon ndikimi serioz i personave politike dhe institucioneve shtetërore dhe bashkiake mbi përmbajtjen mediatike. 67 për qind prej të anketuarve tregojnë, se politikanët zemërohen për disa publikime kundër tyre. Gjithnjë e më shpesh në përmbajtjen mediatike gjejnë vend edhe materiale të fshehura PR. Kjo mund të shihet edhe në fushatën e tanishme për pushtet vendor.”
Gërshetimi i interesave politike dhe ekonomike në administrimin e mediave tregohet si një problem kryesor i mjedisit mediatik nga 83.9 për qind nga të anketuarit, monopolizimi i fushës mediatike – nga 82.5 për qind dhe prona jo transparente – nga 65.7 për qind. Një faktor negativ në zhvillimin e mediave sot është edhe përgatitja e ulët arsimore dhe praktike të gazetarëve sipas 62.9 për qind nga të anketuarit.
Çfarë ndodh me mediat në nivel rajonal?
“Kërcënimet ndaj gazetarëve të mediave regjionale janë të përhapura gjerësisht. Ndryshe nga anketimi kombëtar, në të cilën kolegët më shpesh tregojnë se mbi ta ushtrohet presion nëpërmjet thashethemeve, PR-it të zi, gjë që është një praktikë e re për gazetarinë tonë, në nivel rajonal gazetarët më shpesh kërcënohen me hetim gjyqësor” – rrëfen Marija Çeresheva nga Asociacioni i Gazetarëve Evropianë në Bullgari.
Disa gazetarë thonë, se në fushatën paraelektorale botohen njoftime të paguara politike nën formën e lajmeve dhe bëhet një reklamë të fshehur nëpërmjet intervistave të njërit prej kandidatëve në llogari të ndonjërit tjetër.
Përsa i përket shansit të mediave bullgare Vesisllava Antonova nga gazeta “Kapitall” mendon:
“Në se do të kemi guximin të plotësojmë rolin tonë si gazetarë, e pikërisht të jemi korrigjues, të jemi ndërmjetës midis qytetarëve dhe pushtetit, të bëjmë pyetjet e sakta mbi problemin, ndoshta atëherë mund të rimëkëmbet besimi ndaj profesionit. Sa më shumë tradhtojmë besimin e qytetarëve, aq më e thellë bëhet gremina, në të cilën rrëzohemi si profesionistë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Shoqata për Identitetin Bullgar” e sapokrijuar u prezantua më 3 tetor në Ambasadën e Bullgarisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shoqata u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në gjykatë më 24 shtator 2024 me adresë në qytetin e Tiranës,..
Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..
Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse..