Nga data 12 deri më 18 tetor për herë të tretë të radhës Sofja bëhet mikpritëse e filmave dokumentar me përmbajtje aktuale dhe provokuese, të përfshirë në programin e Festivalit Sofja Biting Docs. Organizator është shoqata “Pozor”. Festivali është krijuar në vitin 2013 me qëllim të tregohen histori të cilat të provokojnë spektatorët, t’i shtyjnë të mendojnë dhe pas kësaj të komentojnë temat në debatet e organizuara pas shfaqjes. Së pari aktiviteti është pjesë e programit të përbashkët të Festivalit të madh për filma dokumentarë në Evropë !”Një botë nuk mjafton”, i cili mbahet në Pragë të Çekisë. Por që gjatë vitit të dytë organizatorët vendosën të bëjnë program me vete me filma, të përzgjedhur posaçërisht për publikun bullgar.
“Sivjet filmat janë 14 – shpjegon Zdravko Grigorov nga shoqata “Pozor”. – Njëra prej temave dominuese sivjet është ushqimin i shëndetshëm dhe do të tregojmë dy filma tematikë. I pari është çek “Bluz sheqeri” , i cili tregon për sasinë e madhe të sheqerit që gëlltitim pa ditur nëpërmjet përbërëseve të ndryshëm të ushqimeve. Filmi tjetër është amerikan “Rrjet dyqanesh ushqimore”. Ai na tregon sasinë madhështore të mallrave, të cilat shiten në dyqanet e mëdha ushqimore dhe në ç’mënyrë këto mallra ndikojnë mbi ne si konsumatorë se dhe dëshira jonë e vazhdueshme t’i mbushim shportat në dyqan, pa pasur nevojë prej këtyre produkteve. Festivali ka orientim eko. Bile sivjet do të hapim festivalin me një film të tillë – me prodhuksionin bullgar-kanadez “Ëndrra e gjelbër”. Në të regjisorja – bullgarja Maja Jocova, e cila prej vitesh jeton në Kanada, bën paralel midis mjedisit dhe sipërfaqeve të gjelbra në Sofjes, qyteti i saj i lindjes, dhe Monrealit. Shfaqja e dyte e filmit do të jetë më 15 tetor në Qendrën çeke, ku pas filmit spektatorët mund të bisedojnë me arkitektë dhe specialistë të ndryshëm të gjelbërimit për këtë si Sofja mund të duket një qytet më i bukur dhe më i gjelbër.”
Debatet janë pjesë e rëndësishme e “Sofja Biting Docs”. Një bisedë e ngjashme midis krijuesve dhe specialistëve do të zhvillohet pas shfaqjes së filmit “Dhe prapë së prapi Tibet” dhe hapjes së ekspozitës fo0tografike “Fytyrat e Tibetit” e autorit të tyre Migel Anhel Kano. Kano do të jetë i pranishëm në Shtëpinë në Shtëpinë e kinemasë për të biseduar me spektatorët për problemin me Tibetin. Më 14 tetor në Qendrën çeke do të shfaqet filmi “Bashkë përgjithmonë” i cili ofron një qëndrim alternativ ndaj mënyrës së jetesës në një familje që jeton në pyll, në të cilën fëmijët nuk shkojnë në shkollë dhe prindërit kujdesen për arsimimin e tyre. Do të organizohet diksioni mbi temën a është mundshme të jetohet në këtë mënyre në kohën e sotme.
Sipas Zdravko Grigorovit nuk duhet te presim në këta filma zgjidhje të gatshme për problemet sot në shoqëri dhe natyrën. Ata kanë për qëllim të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë mbi problemet ose thjeshtë të na informojnë për atë që ndodhet rreth nesh. Me keqardhje organizatorët konstatojnë, se spektatori bullgar nuk është mësuar të shikojë dokumentar dhe bëhen më shumë përpjekje për tërheqjen e publikut në sallat e festivaleve të ngjashme. Me gjithë atë, publiku bullgar ka preferenca:
“Disa prej temave që preokupojnë bullgarin, janë udhëtimet dhe aventurat. Nga fillimi i festivalit deri më sot kemi vënë re, se kur ka filma për udhëtime ato frekuentohen më shumë Prandaj edhe sivjet kemi përfshirë disa tituj të tillë. “Zbuloni përsëri Indinë” është një përshkim udhëtimi për një grup indianësh të rinj, të cilët ri zbulojnë atdheun e tyre brenda dy muajve. Supozoj, se ai do t’u pëlqen shumë njerëzve, sepse në mënyre shumë kolorite prezanton Indinë. Një film tjetër është “Midis majave”, i cili tregon jetën e tre të rinjve, që kanë vendosur të punojnë si vullnetarë në Amerikën Qendrore. Qëllimi i tyre kryesor është të pushtojnë majën Akongagua në Argjentinë, por krahas udhëtimit përjetojnë peripeci të ndryshme.”
Titulli më interesant sivjet në festival është “Banksi mbulon Nju Jork”. Bëhet fjalë për një eksperiment, të quajtur “Më mirë nga jashtë se sa brenda” të artistit-fantom Banksi, i cili ka vendosur brenda 31 ditëve gjatë tetorit të vitit 2013 pikturon godinat në disa lagje të Nju Jorkut dhe në këtë mënyrë shpreh pozicionin e vet si qytetar. Filmi ndjek eksperimentin pa treguar fytyrën e Banksit, por zbulon grafitet e tij mbresëlënëse.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..