Në vitin 1970 për herë të parë një aeroplan i Lufthansës fluturoi nga Bullgaria. Destinimi ishte Sofja-Frankfurti. Ky fluturim vuri fillimin e historisë 45 vjeçare të kompanisë te ne.
Gjatë të gjitha këtyre viteve kapaciteti i avio-kompanisë rritej gjithnjë e më shumë. Lufthansa radhitet në vend të dytë ndër transportuesit ndërkombëtarë në vend, kurse grupi i Lufthansës (ku bëjnë pjesë Lufthansa, Australian Airlines, Swiss International Airlines, Brussels Airlines) zë vendin e parë. Lufthansa Technik Sofia, e cila është në Bullgari që nga viti 2008 e këtej, siguron remontin dhe mirëmbajtjen e aeroplanëve, të komponentëve dhe motorëve për avionët në saje të 900 specialistëve me kualifikim të lartë.
Gjatë vitit 2014 vija ajrore ka transportuar 415 mijë veta nga dhe deri në Bullgari, kurse grupi i Lufthansës në përgjithësi – 750 mijë veta. Në krahasim me vitet e kaluara numri i udhëtarëve është rritur me pothuaj 20 për qind, gjë që është rekord.
Për planet e ardhshme të Lufthansës në Bullgari na tregoi Alexander Tolweth, menaxheri i përgjithshëm i Lufthansës për Bullgarinë:
“Unë personalisht kam një pasion të madh ndaj Bullgarisë. Këtu jam tashmë një vit e gjysmë. Dëshira ime më e madhe dhe e ekipit tim është që kur e festojmë ditëlindjen tonë të 50-të të jemi përparuar edhe më shumë, duam të zhvillohemi pa ndërprerje. Duam të vazhdojmë të jemi avio-kompania gjermane, tek e cila mund të shpresoni dhe e cila ka marrëdhënie shumë të mira me Bullgarinë.”
Për zhvillimin e suksesshëm të një kompanie ka nevojë për inovacione të shpeshta. Që nga viti 2011 deri më sot “Lufthansa” investon nga 1 mln euro çdo ditë për modernizimin e kabinave dhe salloneve. Ndenjëse më moderne dhe komode për pasagjerët, të pajisura me teknologji për ndryshimin e pozitës së trupit, ekrane me përmbajtje interesante video dhe audio dhe shërbim si në restorant – këto janë disa nga gjërat e reja, me të cilat lëvdohet kompania.Ndoshta aspekti më interesant i inovacioneve është implementimi i internetit WiFi për fluturimet në distanca të gjata. Më shumë për të na tregoi zoti Tolveth:
“Për internetin WiFi aktualisht kemi një sistem, i cili ndodhet brenda avionit. Ai duket si një antenë e vogël dhe siguron lidhje interneti në kabinë. Hapi tjetër është një lidhje e vërtetë me satelitë. Kjo do të thotë se interneti në avion do të jetë shumë i shpejt. Kjo pritet të bëhet në vitin 2017.”
Shërbimi do të ofrohet në fluturime në distanca të shkurtra dhe të mesme në vitin 2016 dhe “Lufthansa” do të jetë kompania e parë që do ta ofrojë atë në Evropë. Dërgimi i mesazheve tekstuale do të jetë i mundshëm , mirëpo bisedat telefonike do të mbeten të ndaluara. Kompania ofron gjithashtu një shërbim më të lirë – “Light”, i cili tashmë përdoret shumë nga pasagjerët. Biletat janë me çmime më të ulëta, por pasagjerët kanë të drejtën të udhëtojnë vetëm me bagazh dore. Përfaqësuesit e “Lufthansas” pohojnë se po përqendrohen mbi informimin e klientëve sepse akoma jo të gjithët kuptojnë se duhet të lënë bagazhin e tyre në shtëpi apo të paguajnë për të suplementarisht në aeroport.
Përgatitën në shqip: Vesella Mançeva dhe Jordanka Ivanova
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..
Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..