Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufthansa feston ditëlindjen e saj të 45-të në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Në vitin 1970 për herë të parë një aeroplan i Lufthansës fluturoi nga Bullgaria. Destinimi ishte Sofja-Frankfurti. Ky fluturim vuri fillimin e historisë 45 vjeçare të kompanisë te ne.

Gjatë të gjitha këtyre viteve kapaciteti i avio-kompanisë rritej gjithnjë e më shumë. Lufthansa radhitet në vend të dytë ndër transportuesit ndërkombëtarë në vend, kurse grupi i Lufthansës (ku bëjnë pjesë Lufthansa, Australian Airlines, Swiss International Airlines, Brussels Airlines) zë vendin e parë. Lufthansa Technik Sofia, e cila është në Bullgari që nga viti 2008 e këtej, siguron remontin dhe mirëmbajtjen e aeroplanëve, të komponentëve dhe motorëve për avionët në saje të 900 specialistëve me kualifikim të lartë.

Gjatë vitit 2014 vija ajrore ka transportuar 415 mijë veta nga dhe deri në Bullgari, kurse grupi i Lufthansës në përgjithësi – 750 mijë veta. Në krahasim me vitet e kaluara numri i udhëtarëve është rritur me pothuaj 20 për qind, gjë që është rekord.

Për planet e ardhshme të Lufthansës në Bullgari na tregoi Alexander Tolweth, menaxheri i përgjithshëm i Lufthansës për Bullgarinë:

“Unë personalisht kam një pasion të madh ndaj Bullgarisë. Këtu jam tashmë një vit e gjysmë. Dëshira ime më e madhe dhe e ekipit tim është që kur e festojmë ditëlindjen tonë të 50-të të jemi përparuar edhe më shumë, duam të zhvillohemi pa ndërprerje. Duam të vazhdojmë të jemi avio-kompania gjermane, tek e cila mund të shpresoni dhe e cila ka marrëdhënie shumë të mira me Bullgarinë.”

Për zhvillimin e suksesshëm të një kompanie ka nevojë për inovacione të shpeshta. Që nga viti 2011 deri më sot “Lufthansa” investon nga 1 mln euro çdo ditë për modernizimin e kabinave dhe salloneve. Ndenjëse më moderne dhe komode për pasagjerët, të pajisura me teknologji për ndryshimin e pozitës së trupit, ekrane me përmbajtje interesante video dhe audio dhe shërbim si në restorant – këto janë disa nga gjërat e reja, me të cilat lëvdohet kompania.

Ndoshta aspekti më interesant i inovacioneve është implementimi i internetit WiFi për fluturimet në distanca të gjata. Më shumë për të na tregoi zoti Tolveth:

“Për internetin WiFi aktualisht kemi një sistem, i cili ndodhet brenda avionit. Ai duket si një antenë e vogël dhe siguron lidhje interneti në kabinë. Hapi tjetër është një lidhje e vërtetë me satelitë. Kjo do të thotë se interneti në avion do të jetë shumë i shpejt. Kjo pritet të bëhet në vitin 2017.”

Shërbimi do të ofrohet në fluturime në distanca të shkurtra dhe të mesme në vitin 2016 dhe “Lufthansa” do të jetë kompania e parë që do ta ofrojë atë në Evropë. Dërgimi i mesazheve tekstuale do të jetë i mundshëm , mirëpo bisedat telefonike do të mbeten të ndaluara. Kompania ofron gjithashtu një shërbim më të lirë – “Light”, i cili tashmë përdoret shumë nga pasagjerët. Biletat janë me çmime më të ulëta, por pasagjerët kanë të drejtën të udhëtojnë vetëm me bagazh dore. Përfaqësuesit e “Lufthansas” pohojnë se po përqendrohen mbi informimin e klientëve sepse akoma jo të gjithët kuptojnë se duhet të lënë bagazhin e tyre në shtëpi apo të paguajnë për të suplementarisht në aeroport.

Përgatitën në shqip: Vesella Mançeva dhe Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD