Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit Pulevi hapin “Akademi të boksit”: “Duam të lemë gjurmë edhe pas nesh”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kubrat dhe Tervell Pulevi – të dy të mëdhenjtë në boksin bullgar, hapin një “Akademi të boksit” në Sofje. Vëllezërit zhvillojnë idenë e vet më shumë se një vit, pa pritur ndihmë nga shteti dhe ndërtojnë qendrën, duke investuar në të 1 milionë leva para personale, të nxjerra me shumë punë, gjak dhe djersë. Akademia është e shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrave katrore dhe disponon me të gjitha gjërat e domosdoshme për zhvillimin e suksesshëm të një sportisti. Adhuruesit e boksit – një nga sportet më të vjetra, përkrahës i të cilëve sipas mitologjisë greke është vet hyjnia Apolon, do të mund jo vetëm të stërviten në një sallë të pajisur me një cilësi me dy ringje. Ata do të mund të stërviten në sallën për një stërvitje kondicioni dhe të çlodhen në një qendër për rivendosje me saunë dhe masazhe. Akademia është e hapur si për fëmijët, ashtu dhe për të moshuarit, por e ardhmja jonë – fëmijët, janë me një nderim të veçantë. Kundrejt shumës prej 30 levave në muaj ata marrin mundësi për një numër të pakufizuar stërvitjesh.

“Bëjmë diçka të mirë për njerëzit, jo për fitim për ne. Secili që ka dëshirë të merret me sport në mënyrë profesionale, të pakësojë kilogramët ose të mësojë diçka për veten e vet dhe të përmirësojë mjeshtëritë e veta, është gjithmonë i mirëseardhur. Në qoftë se ndokush nuk mund t’i lejojë vetes të paguaj taksën për stërvitjet, pavarësisht nga kjo, ai po kështu është i mirëseardhur! Asnjë nuk do ta kthehet” – deklaroi në konferencën e posaçme të shtypit Kubrat Pulev.

“Duam të lemë gjurmë pas nesh, shembulli ynë të shërbejë si prijës për brezin në rritje. Mendoj se kjo është ecuria më e natyrshme e gjërave – të krijojmë kushte, që të mund të kemi pasardhës, dhe jo të shikojmë vetëm veten tonë. Asgjë nuk na pengon – kemi përvojën, kemi dhe dijet”, shtoi Tervell Pulev.

Cili është kufiri i poshtëm i moshës për fëmijët, të cilët kanë dëshirë t’i përkushtohen luftës me grusht? Ja se çfarë tregoi në intervistën e tij për Radio Bullgarinë Tervell Pulev:

“Tek fëmijët nuk ka ndonjë farë kufi të poshtëm. Kur prindi e llogarit se fëmija e tij ka interes ndaj këtij sporti, ta sjellë. Tek ne ka fëmijë në 6 dhe 9 vjeç. Parimisht, nuk mund të thuhet se cila është mosha më e përshtatshme. Çdo një fëmijë është i ndryshëm dhe duhet t’i kushtohet një vëmendje të posaçme. Puna e trajnerit është në varësi nga mosha e fëmijës të mund të gjejë qëndrimin e duhur.”

Nën drejtimin e kujt do të kalojnë orët e stërvitjes?

“Stërvitjet zhvillohen kryesisht nga Borisllav Bojaxhievi, i cili është dhe trajneri im personal dhe trajneri i skuadrës kombëtare. Tani për tani i ndihmojnë dy djem, të cilët kanë ambicie shumë të larta – sqaroi Tervell. – Ne me Kubratin po kështu do të marrim pjesë me kënaqësi atëherë kur kemi kohë. Qëllimi të cilin i vëmë vetes është që pas 5-6 vjetëve të kemi një skuadër fëmijësh, dhe një nga këta fëmijë të jetë më i miri në skuadrën kombëtare.”

Cila është më e rëndësishmja, të cilën vëllezërit do të duan t’ua transmetojnë fëmijëve të cilët stërviten në akademi, edhe sikurse ata të mos të synojnë drejt majave sportive?

“Më e rëndësishmja, pavarësisht nëse ata synojnë drejt një farë mjeshtërie të lartë sportive, është motivacioni, synimi, regjimi. Këto janë gjërat bazë, të rëndësishme për çdo një njeri, pavarësisht nëse ai do të ketë një karrierë sportive”, tha Tervell Pulevi.

“Në Akademinë e boksit” tanimë po vlon një jetë aktive sportive, por hapja zyrtare do të jetë pas ditëve të numëruara pas një ndeshje boksi të Kubrat Pulevit kundër kundërshtarit akoma të panjohur më 17 tetor në Karëllsrue të Gjermanisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD