11 firma bullgare janë përfshirë në listën e 100 kompanive më të mëdha në Evropën Juglindore. Këtë e ripohojnë të dhënat e klasifikimit tradicional të SeeNews të kompanive më të mëdha në regjion – SEE Top 100, të publikuara në sajtin e agjencisë Mediapool.
Në vend të tretë në klasifikim është përsëri firma bullgare që u paraqit më mirë “Lukojl Neftohim”. “Aurubis Bullgaria” gjithashtu mbetet në pozitën e tetë, siç ishte edhe vitin e kaluar. Shumica e firmave bullgare të përfshira në klasifikim, janë nga sektori energjetik. Vargu tregtar “Kaufland Bullgaria” përparon seriozisht, duke lëvizur nga vendi i 71 në vendin e 61. Centrali Atomik “Kozlloduj” radhitet në vendin e 92, kurse Kompania Bullgare e Telekomunikacioneve është në vend të 95.
Në klasifikimin e See Top 100 për 100 bankat më të mëdha në regjion janë përfshirë 18 banka bullgare. I tillë ishte numri i tyre edhe para një viti, kurse pothuaj të gjitha prej tyre mbeten në pozitat e tyre, ose madje lëvizin më përpara. Kjo është një shenjë e mirë se sistemi bankar bullgar arrin t’i përballojë lëkundjet e shkaktuara nga falimentimi i Bankës Korporative Tregtare, shënojnë autorët e klasifikimit. Më përpara, në vendin e tetë, klasifikohet “UniCredit Bulbank”, pas saj është Banka DSK, e cila zë vendin e 12. Të dyja bankat mbeten në pozitat e tyre të vitit të kaluar. “Banka e parë e Investimeve”, e cila gjatë 2014-ës kishte probleme serioze dhe u përkrah nga shteti me lejen e Brukselit, lëviz përpara nga vendi i 17 në vendin e 13. Banka e Bashkuar Bullgare mbetet në vendin e 23. “Eurobank Bullgaria” përparon nga vendi i 28 në vendin e 24, kurse “Raiffeisenbank Bullgaria” lëviz me një pozitë përpara deri në vendin e 25 të klasifikimit.
20 janë përfaqësuesit bullgarë në klasifikimin e 100 siguruesve më të mëdhenj në regjion. Kompania jonë, që është klasifikuar më përpara, është “Armeec”, Shoqëri Aksionare. Ajo zë vendin e 20, kurse pas saj Radhitet “Bulstrad Vienna Insurance Group” dhe “Lev Ins”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..