“Kudo që të shkoj nën qiell
edhe në qytetin më të bukur dhe më të gjallëruar,
si buzëqeshje dhe një lot në zemër,
udhëton me mua Kubrati i qetë”.
Kështu këngëtarja e madhe bullgare Lili Ivanova këndon për “qytezën e vogël, ku ka lindur dhe që mban emrin e khanit të madhe dhe të tmerrshëm” (Kubrat është njeri prej sunduesve të njohur bullgar në shekullin e VII). Sot, në sajë të projekteve evropiane qyteti është në rrugë të ndryshojë pamjen e vet. Stacioni i pastrimit të ujit, rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit, të ndërtuar me 34 milionë leva (rreth 17 mln euro)tashmë janë vënë në shfrytëzim. Si këto vepra të reja ndryshojnë jetën e qytetarëve?
Kësaj pyetje përgjigjet inxh. Stojan Penev – shef i Drejtorisë “Rregullimi i territorit dhe vendbanimeve, i bujqësisë, tregtisë, ruajtjes së mjedisit, i veprimtarive investuese dhe projekteve evropiane” në bashkinë Kubrat.
“Në vend të parë me cilësinë e ujit të pijshëm, sepse deri tani tubacionet ishin kryesisht prej eterniti dhe një pjesë e vogël prej çeliku. Me ndërrimin e tyre dhe me kufizimin e avarive qytetarët tashmë mund të përdorin ujë të pastër dhe me cilësi të lartë.”
Gjatë muajit tetor do të inaugurohet dhe salla moderne e sportit. Inxh. Penev na tregoi:
“Kjo ishte ëndrra e shumë prej banorëve të qytetit, sepse kemi klub të hendbollit me sportistë të të gjitha grupeve të moshës – nga më të vegjlit deri te grupi i meshkujve. E vetmja pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti ishte mungesa e sallës sportive. Tani kjo ëndërr do të realizohet. Salla po thuajse është gati, do të ketë 500 ndenjëse, shesh sportiv, i cili do të lejojë të luhet jo vetëm hendboll, por edhe të ushtrohen sporte te tjera, të organizohen gara dhe kampionate të ndryshme.”
Sheshet e reja dhe moderne sportive tërheqin vëmendjen e mysafirëve në qytet, sepse edhe ato janë pjesë prej pamjes evropiane të qytetit.
“Sheshet sportive që kemi ndërtuar janë në kuadrin e programit “Regjione në zhvillim” – vazhdon inxh. Penev. – Kemi shesh me vegla sportive për ushtrime të ndryshme, një tjetër për mini-futboll, me rrjeta për basketboll. Është siguruar edhe ndriçimi që lejon këtu të ushtrohet sport deri vonë. Këto pajisje sportive janë destinuar për lagjet, ku është përqendruar popullata e re e qytetit Kubrat. Në sajë të këtij projekti arritën të rinovojmë sheshet edhe në dy kopshte për fëmijë dhe në një çerdhe.”
Krenaria e qytetit Kubrat është dhe parku i madh, që mban emrin e qytetit suedez Omol, me të cilin Kubrat është i binjakëzuar. Këtu mund të shihen shumë lloje të rralla pemësh si ginkgo biloba, Ceratoniasiliquae e egër, kedri i Libanit, arneni i bardhë etj.
Inxh. Penev tha gjithashtu, se në kuadrin e programit “Regjione në zhvillim” në periudhën e re programore (2014-2020) qyteti Kubrat do të kandidojë me një projekt për rinovimin e qendrës së qytetit, zonës pedonale, kopshtit qendror. Kështu qyteti Kubrat do të bëhet më tërheqës për banorët e vet dhe turistët.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: Shevkie Çakër
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..