Nën patronazhin e nënpresidentes të Republikës së Bullgarisë Margarita Popova në qytetin Varna u zhvillua Festivali i XVI ndërkombëtar i filmave të Kryqit të Kuq dhe të atyre shëndetësorë. I krijuar gjatë vitit 1965 festivali kthehet në një ngjarje ndërkombëtare gjatë viteve deri në vitin 1991.
Organizohet nga Kryqi i Kuq Bullgar, nga Federata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe, nga Organizata Botërore Shëndetësore dhe UNESKO-ja. Festivali është nga kategoria “A”, me të cilën janë dhe festivalet në Kanë, Venecie, San Sebastian e të tjera.
Festivali i Varnës është jo vetëm një ngjarje filmuese, por dhe vend për këmbim të përvojës midis mjekëve shkencëtarë botëror, institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare shëndetësore, yjet botërore dhe vendase të kinemasë, regjisore, kritikë filmash, gazetarë, kinematograf dhe televizione të huaja.
Mezi gjatë vitit 2014 kjo ngjarje unikale të një përpjesëtimi botëror është rivendosur pas një pushimi shumëvjeçar, ku organizatorë të tij janë Kryqi i Kuq Bullgar dhe Fakulteti Mjekësor në qytetin Varna. Për më shumë hollësi kërkuam profesorin Bozhidar Manov, një kritik i njohur filmash dhe drejtues artistik i ngjarjes. Çfarë e inkurajon të marrë pjesë në këtë projekt?
“Dy gjëra të rëndësishme më motivuan të marrë pjesë në këtë rivendosje të rëndësishme të Festivalit të filmave të Kryqit të Kuq dhe të atyre shëndetësore. Përpara 37 vjetëve si një kritik i ri të filmave , ky ishte festivali i parë ndërkombëtar, në të cilin mora pjesë në Varna dhe kjo la mbresë në punën time profesionale. Në vend të dytë, që bile është me një rëndësi më të madhe, duke përjashtuar momentin personal, festivali ka një detyrë jashtëzakonisht të dobishme aktuale dhe universale të popullarizojë veprimtarinë e organizatës së kryqit të kuq, por krahas me këtë, i kushton vend të gjitha temave lidhur me humanizmin, ruajtjen e mjedisit rrethues, zhvillimin e mjekësisë moderne, gjithë këto gjëra, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të lidhura me njeriun modern. Është e tepërt të them sesa aktuale janë këto probleme sot në situatën e krizës së refugjatëve në Evropë. Këto dy rrethana më çuan në ekipin e festivalit, që të mund të jap aq sa mundem nga kompetenca ime profesionale.”
Në edicionin e vet të rivendosur të tanishëm, festivali ka tri kategori garuese. U prezantuan 150 filma prej 16 vendeve. Përveç programit bazë seleksionues – konkurset, u zhvilluan dhe programe paralele, të nënshtruara dy temave të rëndësishme – 100 vjet kinema bullgare dhe 70 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. E pyetëm profesorin Manov për takimet e tij me personalitete interesante, ja se çfarë tha ai:
“Këta janë njerëz, të cilët ia kanë përkushtuar jetën e vet kësaj ideje, qofshi ata nga Bullgaria, Evropa, nga Gjysmëhëna e Kuqe. Kishte kolegu turk të cilët morën pjesë në punën e festivalit. Dhe akoma: zonja Betina Kumer nga Kryqi i Kuq Zviceran, regjisor, skenarist, gazetarë. U krijua një mjedis kolegjial profesional, në të cilin bisedat për tematikën e festivalit ose për thjesht probleme profesionale në praktikën e kinematografisë gërshetohen dhe unë mendoj se, kjo është e dobishme për këto dy fusha, kur janë të bashkuar në një festival kaq të dobishëm.”
Ja se çfarë na tha dhe zonja Betina Kumer, pjesëmarrëse në jurinë ndërkombëtare.
“Prej viteve të gjata punoj në organizatë, puna është me një përgjegjësi shumë të madhe, por unë e kryej me kënaqësi. Kisha mundësinë të shikoj filma shumë entuziazmues, si ky i Irina Sinklerit, i cili prek problemet e fëmijëve të braktisur. Për vit të dytë takohem me kolegë interesant, këto kontakte e pasurojnë shumë njeriun dhe në plan personal, por dhe në plan profesional. Jam e mahnitur nga puna e të rinjve vullnetarë nga organizata e Varnës, ata japin një shembull të mirë për brezin e ardhshëm, kurse kjo është një gjë shumë e vlefshme.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..