Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OKB – çështjet е migracionit dhe të Shtetit Islamik mbeten të pazgjedhura

Presidenti Rosen Plevneliev para sesionit të 70-të të OKB-së
Foto: president.bg

Perdja ra, aktorët nisën duke menduar se kanë plotësuar detyrat e tyre, derisa publiku mbeti krejt i hutuar. Kështu në fund të kësaj jave në Nju Jork përfundoi sesioni i shumëpritur i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pritej se elita botërore do të merrte vendime konkrete për problemet më të dhimbshme të Planetit, midis tyre edhe për konfliktin në Siri, i cili është shkaku për valën e stërmadhe të migrantëve në shtetet e pasura të Kontinentit të Vjetër, kështu edhe për kërcënimin në rritje nga Shteti Islamik. Motoja e sesionit të sivjetshëm ishte “Organizata e Fortë e Kombeve të Bashkuara. Një botë më e mirë”. Për fat të keq të dy mesazhet mbetën vetëm urime të mira.

Në këtë forum Bullgaria u prezantua  nga presidenti Rosen Plevneliev. Në fjalinë e tij në debatin e përbashkët të sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ai nënvizoi se veprimet e koordinuara të komunitetit ndërkombëtar kundër ekstremizmit agresiv kanë një rol vendimtar dhe se OKB-ja është platforma më e mirë për menaxhimin dhe koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare. Plevnelievi nuk përmendi konkretisht Shtetin Islamik, por tha se derisa vazhdon konflikti në Siri do të vazhdojë edhe kriza e refugjatëve. Ai bëri thirrje për këtë se komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë ndonjë mënyrë për diferencimin e njerëzve që shpëtohen nga lufta nga ata, të cilët kërkojnë vetëm kushte më të mira për jetë. Presidenti bullgar shtoi gjithashtu se kriza e migrantëve sjell shumë rreziqe për sigurinë. Përveç mundësive për infiltrimin e ekstremistëve në territorin e Evropës, ajo shtron çështjen për trafikun ilegal të njerëzve, që kërkon veprime të menjëhershme dhe të koordinuara, tha Plevnelievi.

Në fakt kërcënimi i Shtetit Islamik, kriza në Siri dhe vala e migrantëve janë çështje të ndërlidhura. Për minimalizimin e ndikimit të Shtetit Islamik dhe për kufizimin e migracionit ka nevojë për një zgjidhje efektive të konfliktit në Siri. Dhe në këtë lidhje ka nevojë për mirëkuptim mes SHBA-së dhe Rusisë. Takimi i Obamës dhe Putinit në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tregoi se pozitat e dy superfuqive janë krejt të ndryshme. Dhe sipas analizatorëve, bile që të gjejnë ndonjë kompromis ai do të mbetet vetëm formal.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD