Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Andronia Popova për “Gjigantët dhe Xhuxhët”

Foto: arkiv

Albumi i ri i “Nasekomix” sikurse gjendet jashtë kohës dhe hapësirës. Muzika e tij paraqet fuqinë e natyrës dhe e shndërron në emocion, të mbush me energji dhe të frymëzon. E ka titullin “Gjigantët dhe Xhuxhët”.

“Nasekomix” bashkon disa emra të rinj dhe të njohur nga skena bullgare – Mihaill Vlladimirov Josifov (kitarë), Aleksandër Daniellov (beteri), Georgi Donçev (kontrabas) dhe Andronia Popova (Roni) (vokal dhe fizarmonikë). Disku përfshin 15 këngë, shumica prej të cilave janë në bullgarisht, teksti është i Marij Rosenit. Është incizuar në malin Rodope, në krahina gurore, plotë mistikë dhe legjenda. Ndër këto krahina është vendi i shenjtë pranë Tatulit, ku supozohet se ndodhet varri i Orfeut, si edhe krahinat Glluhite Kamëni (Gurët e Shurdhër), Belintash, Çudnite Mosotve (Urët e Çuditshme).

Si lindi ideja për incizimin e albumit të dytë në këto vende origjinale? Më shumë hollësi na tregon Roni:

Gjatë vitit 2009 doli në treg albumi ynë i parë “Adam’s Bushes Eva’s Deep” dhe organizuam një turne. Atëherë filluam të interpretojmë shumë këngë të reja, të cilat lindnin në një moment të veçantë, sipas situatës. Të gjitha ato ishin lidhur drejtpërsëdrejti me natyrën. Periudha e jetës sonë ishte e tillë. Atëherë të gjithë ne interesoheshim se si një njeri mund të provokonte aftësitë e tij, duke bërë lidhje me natyrën. Tekstet, të cilat na shkruante atëherë Marij, e përmbanin këtë ndjenjë përrallore, kur jemi ndër natyrë. Atje flitet për gjigantë dhe xhuxhë. Natyra na bën për të gjetur vetveten, ajo ruan një energji të jashtëzakonshme, të cilën ne përpiqemi ta koordinojmë në këngët tona në album.”

Gjigantët dhe xhuxhët” është një metaforë e shkëlqyeshme e gjendjes së njeriut – vazhdon tregimin e vet Roni. Nganjëherë jemi gjigantë, nganjëherë jemi të guximshëm si xhuxhë, por jemi të vegjël.Premiera e albumit ishte një përjetim i jashtëzakonshëm. Ajo u mbajt në Alma Mater në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. Salla është katrore, kurse ne donim që publiku të ishte pranë nesh, sikurse kishim repeticion, si një koncert në shtëpi, si të thuash. Në dallim të albumit tonë të parë, i cili ishte plotë emocione, “Gjigantët dhe Xhuxhët” është më intim. Prandaj kërkuam një mjedis të përshtatshëm, i cili t’u përgjigjet emocioneve të albumit. Kontakti me publikun ishte i mrekullueshëm. Pas kësaj nuk mund të ndaheshim. Njerëzit mbetën me ne dhe madje na ndihmuan në transportimin e aparaturës pas koncertit.”

СнимкаSi muzikantët nga “Nasekomix” i krijojnë këngët e tyre, cilat prej tyre janë ndikuar më fort nga vendet e fshehta?

I dua shumë të gjitha këngët e miь. Në fillim të gjitha këto kompozime nuk kishin një formë konkrete, madje nuk kishte instrumental. Imporvizonim shumë gjatë incizimeve. Thënë shkurtimisht ky material ishte një provokim i vërtetë për muzikantët. Një prej këngëve të fundit “Po vjen koha e re” e incizova pa ide konkrete. Melodinë e krijova në Belintash, kurse pas kësaj Misho e krijoi tërë instrumentalin. Nuk ka ndonjë gjenerator konkret të ideve. Nuk ka dhe ndonjë gjini konkretе të këngëve tona. Çdo një prej nesh i provon idetë e veta, kështu qe ato të mund të dëgjohen. Për përhapjen e albumit bashkëpunuam me një shtëpi botuese, e cila sivjet do të mbushë 25 vjet nga krijimi i saj. Atëherë do të paraqesim edhe një herë albumin “Gjigantët dhe Xhuxhët”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD