Një program i pasur me premiera muzikore dhe me vepra tashmë të njohura për publikut bullgar, dirigjentë dhe solistë bullgarë dhe të huaj, shoqërim i filmave – të gjitha ato janë vetëm një pjesë prej programit të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare gjatë sezonit të ri muzikor.
Simfonia e Parë e Bramsit dhe Koncerti për Piano dhe Orkestër nga Dimitër Nenovi me solist Ivo Vërbanov do të tingëllojnë në koncertin e parë pas pushimeve verore më 9 tetor në sallën “Bëllgarija”. Më shumë hollësi sjell dirigjenti Emill Tabakov:
Orkestra e Radios do të prezantojë 12 koncerte në dy cikle. Njëri nga kulmet do të jetë vënia në skenën e koncertit të operës “Otello” nga Verdi. Lidhur me këtë Maestro Emill Tabakov vazhdon:
“Ekzekutimi koncert i operës “Otello” do të jetë gjatë gjysmës së dytë të tetorit. Krahas këngëtares së njohur botërisht Krasimira Stojanova do të këndojë edhe tenori rumun Marius Vllad, i cili tashmë disa herë ka dalë në skenën bullgare. Vet unë kam punuar me të.”
Në programin e Orkestrës Simfonike parashikohet edhe prezantimi i veprës “Johanes Pasion” nga Johan Sebastian Bah. Ajo do të tingëllojë gjatë Javës së Madhe nën drejtimin e Dragomir Josifovit, me pjesëmarrjen e solistëve dhe Korit të Përzier të Radios Kombëtare Bullgare.
Orkestra do të befasojë publikun edhe me disa premiera. Ndër ta është kantata Dona Nobis Pacem nga kompozitori anglez Rallf Von Uiljams, me të cilën do të mbyllet sezoni i koncerteve. Në skenë bashkë me orkestrën do të dalin dy kore amerikane dhe dirigjenti amerikan Brus Çembërlejn.
Cilat janë veprat e tjera, të cilat për herë të parë do të ekzekutohen në skenë bullgare?
“Do të ekzekutojmë disa vepra të reja shumë interesante, të cilat nuk janë të njohura në vendin tonë si për shembull baleti “La Boutique Fantastique” nga Otorino Respigi mbi tema të Rosinit – tregon dirigjenti Emill Tabakov. – Për herë të parë do të ekzekutohet edhe vepra “Variacione Koncertante” nga Alberto Hinastera. Kjo është një vepër e cila jep mundësi që muzikantët e orkestrës të shfaqen si solistë.”
Gjatë këtij sezoni orkestra për herë të parë do të ekzekutojë Simfoninë e Dymbëdhjetë të Shostakoviçit. Kështu ajo do të mbyll ciklin e koncerteve me simfoni të këtij kompozitori rus, i cili gjatë viteve të fundit ishte pjesë e pandarë e repertorit të orkestrës. Sipas dirigjentit Emill Tabakov, kjo do të jetë një nga veprimtaritë kryesore në program. Përsa i përket solistëve dhe dirigjentëve mysafirë, ai shpjegon:
“Ivo Vërbanovi për herë të parë do të dalë në një skenë me orkestrën tonë në hapjen e sezonit. Parashikojmë, që pianistja e re Margarita Ilieva të ekzekutojë Koncertin e kompozitorit Allfred Shnitke. Nga dirigjentët bullgarë mysafirë do të jetë Georgi Dimitrov me dy koncerte – “Otello” dhe me pianisten me famë botërore Pllamena Mangova do të ekzekutojnë Koncertin e Parë të Bramsit. Nga dirigjentët e huaj do të përmend Vlladimir Verbicki nga Rusia, Enrike Dimeke nga Meksika dhe Brus Çembërlejn nga SHBA-ja. Në fakt nuk disponojmë shumë mundësi të ftojmë solistë dhe dirigjentë, sepse e gjithë kjo varet nga subvencionimet.”
Në afishen e koncerteve lexojmë emrat e harpistes Suzana Klinçarova, trumbetarin Petër Makedonski, violonçelistin Aleksandër Somov, të këngëtarëve Rusi Nikov, Valerij Georgiev, Gergana Rusekova, Andreana Nikollova.
Si edhe vitin e kaluar, ashtu edhe sivjet Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të shoqërojë disa shfaqje të filmave. Do të bëhemi dëshmitarë të simbiozës së re midis shfaqjes në ekran në shoqërim të orkestrëstë filmit “Zoti i Unazave” dhe të filmit “Nuni”. Krahas kësaj parashikohet edhe ekzekutimi i muzikës së disa filmave bullgarë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..