Bursa Energjetike Bullgare nis punë gjatë dhjetorit të këtij viti. Kjo u njoftua në takimin paraprak, që u organizua me qëllim të paraqiten parimet e punës së saj.
Bursa Energjetike Bullgare është një hallkë e pavarur e Holdingut Energjetik Bullgar, detyrë kryesore e të cilit është organizimi i tregjeve për shitjen e energjisë elektrike dhe të lëndëve të para për prodhimin e saj.
Prej disa muajve pritej që Bursa Energjetike të fillojë punë, por sipas ekspertëve, vonesa i detyrohet dëshirës të mbrohen prodhuesit vendor të energjisë elektrike dhe tregun e brendshëm të energjisë. Fillimisht pritet të tregtohet energjia e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, Termocentralit “Marica – Lindje 2” dhe Hidrocentraleve të Kompanisë Kombëtare Elektrike. Bursa siguron mundësi për bashkim me tregjet e vendeve fqinje. Tregtarët e regjistruar energjetikë do të kenë të drejtën të blejnë dhe të rishesin energjinë brenda një dite. Familjet do të fitojnë të drejtën të dalin në tregun e lirë gjatë marsit të vitit 2016.
Liberalizimin e tregut dhe të çmimeve e komentoi Konstantin Konstantinovi – drejtor ekzekutiv i Bursës së Pavarur Energjetike Bullgare:
“Përsa i përket liberalizimit të tregut – Bursa Energjetike do të japë çmimin referencë të tregut. Të gjithë do të kenë të qartë si caktohet ai. Çmimi tregtar do të varet nga kërkimi dhe ofrimi. Prandaj konsiderohet se ky çmim është real.”
Sipas pjesëmarrësve me më shumë rëndësi është, se liberalizimi do të inkurajojë konkurrencën dhe do t’u sigurojë mundësi klientëve vet të zgjedhin furnizuesin e energjisë. Kështu që edhe familjet do të përfitojnë nga kjo mundësi. Supozohet, se kjo do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.
Çfarë ndryshime do të jenë të domosdoshme pas hapjes së Bursës, komenton Konstantin Konstantinovi:
“Nuk do të jenë të domosdoshme ndryshime në Ligjin për Energjetikën. Vetëm duhet të detyrohen operatorët e sistemeve të transmisionit të energjisë të blejnë të ashtuquajturve humbje të provokuara nga rrjeti i transmisionit nëpërmjet bursës. Kjo do të shtojë likuiditetin dhe do të përmirësojë gjendjen financiare. Ndryshime në rregullat për tregtimin e energjisë elektrike janë të detyrueshme. Rregullatori shtetëror na siguroi, se kjo do të realizohet brenda muajve të ardhshëm.”
Tani për tani nuk është e qartë, si bursa do të ndikojë mbi çmimet e energjisë elektrike. Mirëpo, nuk është e domosdoshme që hapja e tregut të provokojë shtrenjtimin e energjisë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..