Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ujërat e thella të Detit të Zi shkencëtarët kërkojnë burime të reja energjetike

БНР Новини
Foto: BGNES

Një ekip shkencëtarësh arriti të prodhojë energji elektrike nga hidrogjeni sulfurik që është karakteristik për ujërat e thella të Detit të Zi. Zbulimi u solli shpresë shpikësve, të cilën kërkonin një burim të ri ekologjik të energjisë. Mundtë ndodhë se hidrogjeni sulfurik, i cili nuk lejon zhvillimin e jetës në 90 për qind prej ujërave të Detit të Zi,është tepër i çmueshëm si një burim ripërtëritës i energjisë me dobi për ekonominë.

Në këtë është i bindur profesori Venko Beshkov nga Instituti i Kimisë Inxhinierie në Sofje. Ai është udhëheqës i eksperimenteve, në të cilët marrin pjesë shkencëtarë nga Gjermania, Rumania dhe Instituti i Kimisë, i Inxhinierisë dhe i Oqeanologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas shkencëtarëve resurset e hidrogjenit sulfurik në Detin e Zi llogariten në afro 4.5 miliard tona. Kjo përbën përafërsisht 10 -12 teravatëorë për vit. Studimet tregojnë, se sasitë e hidrogjenit sulfurik, që formohen në det për një vit janë 10 herë më të larta se sa sasitë e gazit natyror, të cilin Bullgaria importon si ekuivalent energjetik.

“Nuk pritet efekti i serrave në përpunimin e ujit detar – shpjegon profesori Beshkov. –Ideja është, që energjia e hidrogjenit sulfurik që përmbahet në ujërat e thella të Detit të Zi të shndërrohet në energji elektrike. Krijuam një konstruksion origjinal i një qelize të karburantit, e cila shfrytëzon hidrogjenin sulfurik për djegien, ndërsa për oksidim – oksigjenin e ajrit. Vet ideja për një teknologji të një përpunimi të tillë i përket Institutit. Mbi të punojmë më se katër vitesh. Gjatë eksperimenteve në det sondat e Anijes “Akademik” arritën në një thellësi 1 mijë metrash, ku përqendrimi i hidrogjenit sulfurik është mjaft i lartë. Zbuluam se provat me ujin detar janë më të suksesshme, se sa ato që bëmë në kushte laboratorike. Që prej vitesh shkencëtarë bullgarë dhe rusë kanë ide për nxjerrjen e energjisë nga uji detar. Qëllimi i tyre ishte shpërbërja e hidrogjenit sulfurik në elementet përbërëse. Mirëpo, kjo çoi deri në një shpenzim të tepruar të energjisë dhe në lëshimin e një sasie të madhe të mbeturinave nga squfuri. Shpikja jonë kërkon një shpenzim disa herë më të ulët të energjisë se sa atë të cilën e nxjerrim në fund. Tani kemi për qëllim të arrijmë një kapacitet më të lartë të energjisë së prodhuar. Vetëm atëherë shpikja do të provokojë interesin e investitorëve. Synojmë të shtojmë shpresëdhënësin e materialeve dhe mekanizmave, të cilët i shfrytëzojmë në qelizën e djegies. Në fakt kërkojmë më të mirat për shfrytëzim në praktikën e gjerë. Shpresojmë, se brenda dy viteve do të arrijmë të disponojmë një impiant në det dhe do të jemi në gjendje t’u sigurojmë vendbanimeve bregdetare energji elektrike. Kemi për qëllim të kontribuojmë për arritjen e bilancit energjetik të Bullgarisë. Tani për tani u gëzojmë përkrahjes dhe simpatisë së kolegëve shkencëtarë. Ata interesohen dhe ndjekin me vëmendje realizimin e projektit tonë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD