Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Startoi fushata paraelektorale për pushtetin vendor

Foto: arkiv

Asnjeri nuk pritej që të kishte fanfarë ditën e premte, kur zyrtarisht startoi fushata paraelektorale për pushtet vendor. Deri tashti një fillim i tillë aq i mërzitshëm nuk ka pasur. Një nga shpjegimet mund të jetë bindja e disa politikanëve dhe pranimi i të tjerëve, se partia në pushtet GERB do të forcojë pozitat edhe më. Një arsyetim tjetër mund të jetë kujdesi i partive para të panjohurës, sepse për herë të parë krahas zgjedhjeve për kryetarë bashkie do të zhvillohet edhe një referendum. Në të bullgarët duhet t’i përgjigjen pyetjes së vetme – të aplikohet votimi elektronik apo jo.

Dhe kështu, në arenën e votës vendore do të dalin 71 parti dhe tri koalicione. Në fushatën sqaruese për referendumin startuan 24 parti politike, një koalicion dhe 8 komitete iniciatore me pozitën “po”, ndërsa 6 parti dhe 5 komitete iniciatore – me pozitën “jo”.

Shumica e analizatorëve nuk presin befasi. Sipas tyre partia GERB do të konsolidojë pozitat në pushtetin vendor, duke pushtuar edhe disa prej “bastioneve të kuqe” të Partisë Socialiste Bullgare, që kanë mbetur në vend.Përveç kësaj duket e parathënë fitorja e partisë GERB në kryeqytet, ku pritet, që kryetarja e tanishme e bashkisë Jordanka Fandëkova të fitojë që në raundin e parë. Fitorja elektorale në Sofja është tepër treguese. Dhe e gjithë kjo në sajë të liderit karizmatik Bojko Borisov, i cili arriti të stabilizojë partinë dhe shumicën parlamentare për shkak të mungesës së alternativës reale për qeverisjen e vendit dhe për shkak të opozitëstepër të ndarë. Atyre përparësive zoti Borisov do t’u shpresojë edhe tani.

Nga ana tjetër simpatizantët e Partisë Socialiste Bullgare, oponenti kryesor i partisë GERB, rrallohen gjithnjë e më shumë, megjithëqë udhëheqja e partisë së të majtës demonstron qetësi dhe siguri për votën e ardhshme më 25 tetor. Dhe në se do të dalë, që sociologët bëjnë parashikime të drejta, do të bëhemi dëshmitarë të humbjes së radhës të Partisë Socialiste Bullgare. Atëherë është pothuajse e sigurt, se lideri i tanishëm i partisë Mihaill Mikov do të hiqet nga posti.

Përsa i përket lojtarit të tretë të madh në politikë, Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, analizatorët lëkunden në parashikimet. Nga njëra anë formacioni politik vazhdon të ketë elektoratin e fortë, i cili garanton fitore në vendbanime të caktuara, por nga ana tjetër lideri Ljutvi Mestan nuk arriti të afirmohet si i tillë. Prandaj nuk do të jetë e çuditshme, që disa bashki, të cilat deri tashti tradicionalisht i përkisnin Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, të kalojnë në duart e ndonjë partie tjetër.

Përsa i përket referendumit, që organizohet me iniciativë të presidentit Rosen Plevneliev, anketimet e opinionit shoqëror tregojnë njëindiferencë nga ana e elektoratit. Të vendoset apo jo votimi elektronik ishte vetëm një, dhe jo më e rëndësishmja, nga tri pyetjet e propozuara nga zoti Plevneliev. Mirëpo, deputetët hodhën poshtë dy pyetjet e tjera për referendumin, të cilat ishin me më shumë rëndësi. E pikërisht një pjesë prej deputetëve të zgjidhen në mënyrë mazhoritare dhe zgjedhjet dhe referendumet të bëhen të detyrueshme. Disa ekspertë edhe kanë frikë, se gërshetimi i zgjedhjeve me referendumin mund të ngatërrojë votuesit dhe të bëhet shkak për largimin nga votimi. Mirëpo, siç thuhet në zgjedhje, si në zgjedhje, në referendum si në referendum. Ndërsa tabloja pas votës vendore më 25 tetor do të paracaktojë në shkallë të madhe rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD