Një nga varrezat më të bukura trake në Bullgari ndodhet pranë fshatit Sveshtari, në rajonin e qytetit Isperih. Ajo është pjesë e Rezervatit Historik Arkitekturor Sborjanovo. Varreza është mbretërore. Në të u varros një çift mbretëror nga fisi trak geti. Ky monument trak prej kohe është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-së. Për vizita u hap në vitin 2000.
Për Radio Bullgarinë ciceronia Elena Dimitrova tregon: “Varreza trake në Kompleksin Arkeologjik “Sborjanovo” përfshin një qendër trake, disa nekropole dhe vende të shenjta, që datojnë nga fillimi i mijëvjeçarit të parë para Krishtit. Lulëzimi i tyre më i madh ishte në periudhën e shekujve III – IV para Krishtit. Varreza daton nga fillimi i shekullit III. Për kohën në të cilën u ndërtua përbën një monument unik të arkitekturës trake të kultit. Varreza është e vetme e këtij lloji për nga gërshetimi i arkitekturës, skulpturës dhe pikturimit. Kjo nuk haset në varrezat e tjera trake.”
Emri i Kompleksit Arkeologjik “Sborjanovo” u dëgjua bashkë me thesarin e artë, zbuluar nga ekipi i profesoreshës Diana Georgova. Për rëndësinë e këtyre gërmimeve Elena Dimitrova rrëfen:
“Thesari përbën një zbulim i madh. Ai u gërmua në Tumulën e madhe në Sveshtari. Në po atë nekropol trakë ndodhet edhe varreza me kariatidet, pra figura skulpturore të grave që shërbejnë për shtyllë ose për zbukurim. Kështu pasurohet përfytyrimi ynë për fisin trak geti dhe për kulturën e tyre. Krahas kësaj të gjitha ato gërmime flasin për jetën në trojet tona dhe për qytetërimet, të cilët i populluan.”
Të gjitha zbulimet në Sveshtari ndihmuan për popullarizimin e këtij Rezervati Historik dhe Arkitekturor, i cili nuk e ka shokun. Mirëpo, çfarë e bënë këtë monument të papërsëritshëm, na shpjegon prapë Elena Dimitrova:
“Varreza bënë përshtypje. Ajo dallohet nga varrezat e tjera në radhë të parë me arkitekturën. Në të ka tri dhoma, kupolat e të cilëve janë me lartësi të ndryshme. Dhe interesante është, se ato nuk janë të renditura në një vijë të drejtë, por janë të rregulluara në mënyrë asimetrike. Varreza është plotësisht e mbuluar nën tumulën. Përbrenda është e zbukuruar me skulptura, gjë që nuk haset në varrezat e tjera trake. Në dhomën, ku janë të varrosur pushtetari dhe bashkëshortja e tij ka dhjetë figura skulpturore të grave. Ato formojnë një relief të lartë. Flokat dhe veshjet aty këtu janë të ngjyrosura dhe dallohen nga njëra tjetra. Është interesante se në dhomën e varrimit ka dhe skena të pikturuara. Ato kanë të bëjnë me lavdërimin, me respektin, me hyjnizimin e pushtetarit trak.”
Rajoni i kompleksit arkitekturor akoma nuk është i studiuar plotësisht. Ka tumula të pa gërmuara, gjë që provokon interesin e arkeologëve. Megjithëqë në rezervat vijnë shumë turistë bullgarë dhe të huaj, siç thotë Elena Dimitrova duhet të kryhet shumë punë për popullarizimin dhe për reklamimin e varrezës mbretërore në Sveshtari.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Shefkie Çakër dhebulgariatravel.org
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..