Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjalti bullgar mjekon, zbukuron dhe sjell kënaqësi

БНР Новини
Foto: BGNES

Vera që po ikën është koha, në të cilët bletarët bëjnë punimet e fundit të lidhura me mbledhjen e mjaltit. Pikërisht këto ditë ata jo vetëm që i bëjnë bilanc stinës në përfundim, por lavdërohen edhe me arritjet. Që të popullarizojnë mjaltin dhe produktet e prodhuara prej bletëve, në kryeqytet u mblodhën afro 30 prodhues të mjaltit nga mbarë vendi.

Një nga tendat e para e ngritura para Banjës Qendrore të kryeqytetit ishte i bletarit Mihaill Arnaudov nga qyteti Jamboll. Akacie, korriandër, livanda, gjemb gomari – etiketat janë të shumta mbi qypat me eliksirin e florinjtë dhe vjen të sugjerojnë kohën e mbledhjes së mjaltit nga bletët, shpjegon prodhuesi dhe vazhdon:

“Mjalti bullgar është si ilaç, sepse është i shumëllojshëm. Bullgaria disponon një florë të pasur dhe bletët e mbledhin nektarin e të gjitha luleve dhe barnave. Kështu produkti bëhet shumë i pastër dhe i shijshëm. Të gjitha llojet e mjaltit janë të dobishme, sepse posedojnë cilësi mjekuese. Mjalti është edhe një antioksidant. Kam klientë në moshë të thyer. Ata konsumojnë shumë mjaltë për vit dhe nuk kanë asnjë sëmundje. Kjo është një dëshmi, se mjalti është jo vetëm ushqim, por edhe ilaç.”

Bletari rekomandon edhe shfrytëzimin e tinkturës prej propolisi – si një “antibiotik natyror, i cili nuk i dëmton asnjë organi, por vetëm ndihmon”. Ai e rekomandon edhe propolisin, në substancë rrëshire të ngurtë për parandalimin e gripit dhe sëmundjeve të tjera.

Në të vërtetë mjalti na bënë më të shëndoshë. Mirëpo, a dimë, se me të mund të bëhemi më të bukur? Mjafton vetëm të shfrytëzojmë cilësitë e tij tonizuese, hidratuesedhe ushqyese, mendon Sashka Vatraçka nga qyteti Radomir. Ajo ofron një seri artikujsh kozmetikë, të bazuar mbi sekretin e transmetuar brez pas brezi në familjen e saj. Për këtë kozmetikë mjekuese ajo shpjegon:

“Në thelb është një recetë e vjetër familjare. Ky është një produkt i lëngshëm i cili shfrytëzohet në rast djegieje. Kur u bindëm, sa mjekuese ndikon mbi vendin e djegur në lëkurë, vendosëm se do të jetë mirë që ai të shitet kudo – në farmacitë, në spitalet. E përpunuam mirë këtë recetë dhe e patentuam. Pas kësaj nisëm të prodhojnë edhe një krem për lyerjen e fytyrës. Dylli i bletës gjithashtu është një komponent, i cili ka ndikim të mirë mbi lëkurën e njeriut.”

Të gjitha produktet u testuan klinikisht, u patentuan dhe u certifikuan për BE-në. Tashmë nga Gjermania shfaqën interes ndaj produkteve. Dhe në se mendoni, se produktet e bletëve janë vetëm të dobishme, do të mbeteni të gënjyer. Në fakt ata mund të shndërrohen edhe në vepra të artit, mjafton vetëm të jenë në duart e përshtatshme. Petja Ivanova nga fshati Ostrov, rajoni i qytetit Vraca, krijon figura prej dylli – jo vetëm kafshë dhe bima, por edhe Hyjlindësja me Jisun e vogël, engjëj dhe figura të tjera të papërsëritshme. Në fakt ato përbëjnë qiri me zbukurime dhe me aromë të këndshme.

“Interesi ndaj qirinjve lindet nga cilësitë e dobishme të dyllit – shpjegon Petja dhe vazhdon. – Pasi ndizet qiriu, është shumë e dobishme të thithet ajri, që lëshohet gjatë djegies. Aroma është e këndshme dhe e kujton aromën e koshereve. Dhe diçka që është e dobishme për bletët është e dobishme edhe për njeriun. Qirinjtë djegin më ngadalë dhe nuk pikojnë, për më tepër se janë plotësisht natyrale.”

Petja Ivanova është bletare nga viti 2010 dhe është kryetare e Shoqatës së Bletareve. Ja përse me të bisedojmë për mundësinë, që mjalti bullgar të prezantohet në botë dhe për tendencën shqetësuese që lindet nga vdekja e bletëve. Për fat të keq doli, që mjalti bullgar eksportohet në Evropë vetëm si përmirësues të shijes së mjaltit kinez dhe argjentinas. Domethënë ai nuk konsiderohet produkt ushqimor, por lëndë e parë. Përsa i përket zhdukjes së bletëve Petja Ivanova shpjegon, se kjo është një tendencë botërore, dhe arsyet janë shumë. Për shkak të ndryshimeve klimatike sistemi imun i bletëve dobësohet. Krahas kësaj edhe njeriu u sjell dëme, sepse me ndërhyrjen shkel rendin e vendosur në koshere, rend ky i cili është i rreptë dhe tepër i organizuar.

Në fund ju ofrojmë një recetë të një eliksiri të dobishëm për shëndetin. Ajo është e bletarit Metodi Mihajllov nga fshati Gorni Vadin, rajoni i qytetit Vraca:

“Shtrydhet lëngu i një kilogram limonëve. Pas kësaj shtohen 50 grama pjalmi i bletëve dhe një kilogram mjaltë. Nga ky lëng i trashë derdhet nga pak në gotë dhe sipas shijes hollohet me ujë. Kjo është një pije e mrekullueshme prej mjalti – një eliksir plotë vitamina, minerale dhe enzime. Mund të provoni edhe ju!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD