Çdo gjë filloj e dimë më 1 gusht, kur hyri në fuqi vendimi i Komisionit për një rregullim energjetik dhe ujor për aplikimin e taksës “detyrim ndaj shoqërisë”, e cila e ngriti çmimin e korrentit për firmat. Fakti se, në sajë të kësaj takse të ardhurat e Kompanisë Elektrike Kombëtare të zhytur në borxhe u shtuan dy herë e gjysmë biznesin nuk e intereson dhe ai ngrihet në një protestë, duke kërkuar çmimet e vjetra që përpara datës 1 gusht.
4 organizata punëdhënëse tek ne u ankuan përpara Komisionit Evropian për shkak të ndihmës së paligjshme shtetërore gjatë blerjes nga e njëjta kompani shtetërore Kompania Elektrike Kombëtare të energjisë elektrike, të prodhuar nga dy kompani private-amerikania “Ej dhe Ec 3C Marica Iztok 1” EOOD dhe”Kontur Glloball Marica iztok 3”- shoqëri aksionare. Në ankesë vihet në dukje se, problemet e përmendura më lartë janë të saktësuara dhe nga organet shtetërore bullgare: Komisioni për mbrojtje të konkurrencës dhe Komisioni për një rregullim energjetik dhe të ujërave. Punëdhënësit u drejtuan dhe ndaj të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e 43 Popullor me kërkesë për takime të ngutshme në lidhje me problemet në sektorin “Energjetikë”. Në qoftë se jo-protesta më 30 shtator. Por, ja dhe çudia! Gjatë kësaj jave u zhvilluan një varg takimesh të biznesit me pushtetin ekzekutiv /në krye me kryeministrin Borisov/ dhe pushteti legjislativ në personin e të gjitha grupeve parlamentare. Në këto takime punëdhënësit luftuan jo pak gjëra, pavarësisht dhe nën formën e një angazhimi për veprime të ardhshme. Kështu për shembull ,është arritur marrëveshje Harta Rrugore për reforma në energjetikë, për të cilën biznesi këmbëngul, të kthehet në një projekt të ngutshëm dhe fill në bazë të saj të fillojë të funksionojë një grup pune, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Tomosllav Donçev. Grupi do të përgatisë masat për reforma në energjetikën bullgare dhe do të parashtroi afate të qarta, në të cilat ato do të duhet të kryhen. Parashikohet akoma një përfshirje të punëdhënësve në bordet e firmave energjetike shtetërore, në të cilat ato do të punojnë pa pagim. U pranua ideja për moratorium mbi preferencat për blerjen dhe shitjen e korrentit, ndërprerjen e marrëveshjeve për blerje të lidhura me firma, të cilat prodhojnë korrent me çmime preferenciale, në qoftë se kapen në shkelje, si dhe krijimin e një regjistri publik të të gjithë prodhuesve të korrentit preferencial. Vetëm mbi një pikë u ndesh në gurë biznesi-dorëheqja e kërkuar e shefit të Komisionit për një rregullim energjetik dhe ujor Ivan Ivanov. Kurse ai është i njohur si një ekspert i shkëlqyer dhe një njeri i ndershëm, i cili nuk i nënshtrohet presionit lobit. Kjo është një garanci e vogël, se pas këtij përqafimi energjetik midis biznesit dhe politikës, do të ketë ndonjë i cili të ndjekë për konflikte eventuale interesash. Sepse interesa në këtë degë , ka dhënë Zoti me shumicë!
Përgatiti në shqip: N. Vasileva.
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..