Deri në zgjedhjet e 25 tetorit ka më pak se një muaj e gjysmë. Janë regjistruar 81 parti dhe 3 koalicione. Në zgjedhjet e mëparshme vendore të vitit 92011 formacionet pjesëmarrëse ishin më pak – 73 parti dhe një koalicion.
Paralelisht me zgjedhjet lokale do të zhvillohet dhe referendumi kombëtar për sistemin zgjedhor dhe duket se për disa parti ai është një çështje me më pak rëndësi, sepse disa ditë para përfundimit të afatit për regjistrim, vetëm 12 formacione kanë aplikuar për pjesëmarrje. Për referendumin tani për tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka saktësuar 307 vende për votim në 47 shtete. Më shumë seksione do të ketë në ShBA – 107. Prognozat e Ministrisë së Punëve të Jashtme për interes të ulët për pjesëmarrje dhe për vështirësi në formimin e komisioneve zgjedhore në seksionet jashtë Bullgarisë, tani për tani nuk pohohen.
Dy ditë para përfundimit të afatit Blloku i Reformatorëve aplikoi për regjistrim. Kështu u bë e qartë se brenda koalicionit të djathë nuk ekzistojnë mosmarrëveshje të brendshme të pakapërcyeshme dhe pritet se sivjet formacionet e djathta do të arrijnë rezultate më të mira, sesa gjatë vitit 2011.
Siç pritej mosmarrëveshjet në hapësirën e majtë janë të mëdha. Partia Socialiste Bullgare doli me dy kandidatë për kryebashkiakë të Sofjes, pasi deputeti Georgi Kadiev shpalli se edhe ai pretendon për këtë post, pavarësisht se tashmë ishte saktësuar kandidati zyrtar i partisë – Mihaill Mirçev. Ndarja në Sofje është simptomatike dhe ndoshta përjashtimi i Kadievit nga grupi nuk do të evitojë raste të tilla të tjera në shtet. Prognozat tani tregojnë se shumë ish-kandidatë socialistë për kryebashkiakë mund të kthehen tek partisë ABV, të krijuar nga ish presidenti i Bullgarisë Georgi Përvanov, i cili gjithashtu ishte anëtar i Partisë Socialiste Bullgare. Vetë socialistët pohojnë se partia e tyre nuk është në gjendje të mirë dhe qëllimi sivjet është ruajtja e pozitave të saj dhe nuk flasin për rritjen e ndikimit.
Ka vendbanime, në të cilat gjazë zgjedhjeve të mëparshme të vitit 2011 ka pasur seksione zgjedhore, por tani numri i banuesve është nën minimumin për hapjen e të tillave. Ka fshatra me vetëm një zëdhënës, derisa në disa rajone qytetare numri maksimal i zëdhënësve për hapjen e seksionit – 1000 veta – është tejkaluar. Për një muaj e gjysmë do të ketë akoma më shumë gjëra kureshtare. Ndoshta zgjedhjet e sivjetshme vendore do të dallohen shumë nga ato të vitit 2011.
Përgatiti në shqip: Jordanka Iavnova
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..