Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Larmisë Kulturore në fshatin Gorno Sahrane

БНР Новини
Grupi i fëmijëve karakaçanë nga fshati Gorno Sahrane
Foto: Vihra Baeva

Ditën e Bashkimit të Bullgarisë – 6 shtatorin, u zhvillua edicioni i gjashtë i radhës i Festivalit Kombëtar “Kultura e etnit tim”. Fillimi u vu shumë vite përpara në qendrën bashkiake Pavell Banja si një festë e vogël. Së shpejti aktiviteti u zmadhua dhe u transferua në Gorno Sahrane. Ky fshat piktoresk i shtrirë në afërsi të qytetit Kazanllëk, u bë organizatori i mrekullueshëm i kësaj veprimtarie, sepse është i populluar me një larmi të madhe të etnieve. Që prej vitesh në të bashkëjetojnë bullgarë të krishterë, që erdhën nga Maqedonia, karakaçanë, turq, romë, bullgarë myslimanë.

Data e veprimtarisë u zgjodh në lidhje me tubimin në qytetin Pavell Banja, që organizohet çdo vit më 8 shtator, Ditën e Lindjes së Hyjlindëses. U vendos, që ky festival të organizohet të dielën më të afërte të kësaj feste kishtare në Vatrën e Kulturës “Svetlina 1905”. Aktiviteti mbahet me ndihmën e Bashkisë së Fshatit, ndërsa financohet nga Bashkia e qytetit Pavell Banja. Festivali ka karakter të konkursit – prezantimet më të mira dekorohen me fleta nderi.

Grupi i këndimit folklorik nga fshati StakevciZonja Jana Trendafillova – bibliotekare dhe sekretare e Vatrës së Kulturës është njëra prej organizatorëve të kësaj veprimtarie kulturore. Ajo nuk kursen as kohë, as forcë për përgatitjen e festivalit dhe kapërcen të gjitha peripecitë. Me gjithë vështirësitë më në fund pret të gjithë pjesëmarrësit dhe miqtë me buzëqeshje. Për Jana Trendafillovën kjo është një festë, e cila jo vetëm që sjell gëzim dhe hare, por ndihmon për kapërcimin e dallimeve. Në të njëjtën kohë kjo veprimtari vjen të inkurajojë mirëkuptimin reciprok. Është me shpresë, se veprimtaria do të zmadhohet dhe do të fitojë një popullaritet edhe më të gjerë jo vetëm në rajon, por edhe në mbarë vendin.

Një theks interesant i festivalit të sivjetshëm ishte ekspozita e veshjeve, stolive dhe sendeve të karakaçanëve, që u rregullua në sallën e vatrës së kulturës. Eksponatet e çmueshme u siguruan nga Elena Dzupova, e cila është me prejardhje karakaçane. Ajo e trashëgoi nga stërgjyshërit, ndërsa disa e punoi vet sipas teknologjive tradicionale. Si një eksponat i gjallë në sallë lëvizej mbesa e saj e veshur në rrobat tipike të karakaçanëve.

Sivjet në Festival kishte 300 pjesëmarrës nga 19 krahina të ndryshme të Bullgarisë. Mikpritësit nga Gorno Sahrane u prezantuan me tri grupe. Formacioni i Grave “Perunika” pranë Vatrës së Kulturës e hapi programin festiv me himnin e fshatit. Grupi i fëmijëve i karakaçanëve bëri përshtypje të madhe me veshjet e pasura autentike dhe me vallet e etnit. Ndërsa vashat nga formacioni i romëve “Romano Ilo” magjepsën spektatorët me vallen e tyre të zjarrtë. Si rezultat ata morën çmimin e tretë në kategorinë “Grupe të Vallëzimit”. Ndër pjesëmarrësit më kolorit ishin djemtë e formacionit të vallëzimit “Këzlar” nga fshati fqinj Asen. Ata prezantuan valle të dasmës turke. Veshjet origjinale laramane e turllakëve dhe këngët e tyre të lashta nga fshati Stakevci të qytetit Bellogradçik bënë përshtypje të fortë. Pasuria e grupeve etnografike u shtua edhe nga vajzat e qytetit Varnë, të cilat e pushtuan publikun me Vallen e tyre Gagauze. Ato u bënë mbajtëse e çmimit të dytë.

Grupi i vallëzimeve “Këzllar” nga fshati AsenÇmimin më të madh të festivalit e morën përfaqësuesit e qytetit Gëllabovo. Ata u prezantuan me disa grupe dhe me disa interpretime individuale. Pjesëmarrësja më e moshuar Mariana Duleshkova – 85 vjeçare nga fshati Stakevci, si dhe pjesëmarrësja më e re – 4 vjeçarja Daniella Stefanova nga Shejnovo, gjithashtu morën fleta speciale të nderit. Çmimin për interpretues më të mirë e fitoi këngëtarja Jordanka Mishkova nga fshati i qytetit Pllovdiv – Mallo Konare. Veshja autentike popullore që ruhet pothuajse 100 vjet nga Marija Koleva nga fshati Rozovo, i solli asaj një dallim special. Çmime morën edhe grupet e këngëtarëve nga fshatrat Jasenovo, Asen dhe Shejnovo. Valltarët nga qyteti Karllovo morën çmimin e parë për prezantimin atraktiv të folklorit të shopëve.

Megjithëkëtë çmimi më i madh për të gjithë pjesëmarrësit dhe për spektatorët ishin hareja, bukuria, larmia e këngëve dhe valleve, veshjet laramane të etnive të ndryshme, pasuria e muzikës dhe ritmeve. E gjithë kjo e bëri Festivalin në Gorno Sahrane një festë e vërtetë të folklorit të gjallë, të pasurisë kulturore dhe të aftësisë sonë të bashkëjetojmë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD