Teknologjitë semantike për përpunimin e të dhënave janë instrumente për kërkim, të cilat skanojnë bazën e informacionit jo vetëm sipas fjalëve kyç, por edhe sipas lidhjeve logjike dhe kontekstit. Kompania bullgare, e pozicionuar si lider teknologjik në këtë treg, prezantoi platformën e re NOW (News on the Web). NOW është interesante me këtë, se nëpërmjet saj mund të shihet gjurma semantike (ose kuptimore) – gjërat më të rëndësishme për këtë artikull, përveç kësaj lejon analizë të tendencave dhe zbulim të lidhjeve të padukshme, p.sh. mbi bazën e shpeshtësisë së përmendjes. Në qoftë se merren fjalët kyç – p.sh. Angela Merkel dhe Britania e Madhe, mund të shihen temat, në të cilat Angela Merkel është përmendur më shpesh në Britaninë e madhe, pasi kjo bëhet me interfejsin interaktiv të përdoruesit. Në saje të NOW mediat klasike mund të ofrojnë përmbajtje të temave të lidhura, që u lejon të konkurrohen me mediat online – Facebook, Twiter, të cilat janë shumë të mira në rekomandimin e temave aktuale.
Organizata si BBC ose Financial Times kanë arkiva madhështorë dhe deri sa gazetari shkruan materialin e vet, aplikacioni rekomandon materiale dhe tema të tjera të lidhura, ofron informacion shtesë. Një pjesë prej biznesit të botuesve është të propozojnë kanale tematike dhe teknologjia e inxhinierëve bullgarë të softuerit lejon klasifikimin automatik të lajmeve dhe krijimin e këtyre kanaleve pa pasur nevojë për veprimtari të shtrenjtë të redaktorit. P.sh. në seksionin sportiv të BBC, i cili përdor këtë teknologji, mirëmbahen faqe tematike për rreth 1 000 objekte të ndryshme – ekipe, lojtarë në këto ekipe, trajnerë dhe aktivitete të ndryshme, lidhur me to. Mirëmbajtja e 1000 faqeve ose më shumë me dorë nga redaktori do të ishte një punë shumë e vështirë për realizim, por në saje të teknologjisë së bullgarëve, ky proces është plotësisht i automatizuar.
“Teknologjitë semantike synojnë të largohen nga sferat e projekteve të mëdha dhe të shtrenjta, të cilat kërkojnë kuptim ekspert dhe nivel shumë të lartë të ekspertizës nga ana e klientit – pohon Atanas Kirjakov, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë bullgare që ka bërë platformën. – Aktualisht këto teknologji përdoren më në veçanti në projekte të Fortune 500 – organizata të kompanive më të mëdha në planet, sepse kërkojnë investime shumë të mëdha. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë teknologji të arritshme për firmat e vogla dhe të mesme, si edhe për individë. Pjesë prej përpjekjeve në këtë drejtim janë lidhur me zhvillimin e teknologjive për dorëzimin e personalizuar të informacionit. Në qoftë se deri tani fokusi ynë ishte mbi analizën e tekstit dhe të dhënave, pavarësisht nga njeriu konkret, tani gjithnjë e më shumë përpiqemi të bëjmë analizë, që niset nga interesat, dijet dhe profili i lexuesit konkret.”
Prezantimi i parë publik i kompanisë në Bursën bullgare të fondeve – Sofje, do të bëhet gjatë shtatorit. Atanas Kirjakov shpjegon pse është marrë këtë vendim.
“Ndoshta jemi biznesi më i madh i softuerit, pronarë të të cilit janë bullgarë dhe i cili administrohet nga Bullgaria, nuk është degë e ndonjë firme ndërkombëtare. Jemi unik kundrejt firmave të tjera bullgare me këtë, se zhvillojmë veprimtari tregtare në shumë industri dhe shumë rajone. Kemi biznes serioz dhe klientë të mëdhenj nga të gjitha kontinentet. Nuk konkurrohemi me indianë ose ukrainase për shërbime të lira të autosorsingut. Bëjmë produkte me specializim të lartë dhe besojmë, se Bursa e fondeve – Sofje do të vlerësojë potencialin e një biznesi të tillë. Përveç kësaj mendojmë, se në këtë mënyrë edhe ne mund të ndihmojmë për zhvillimin e ekonomisë bullgare. Në përzgjedhjen tonë – të dalim në Bursën e fondeve të Sofjes ose në ndonjë bursë tjetër, ne vendosëm, se do të ishte më mirë të fillojmë këtu, kemi plane pas kësaj të bëjmë prezantime dhe oferta publike edhe në bursa të tjera.”
Ndër klientët e kompanisë bullgare janë BBC, Press Association, AstraZeneka, Muzeu Britanik, Financial Times, Europeana... Sipas Atanas Kirjakovit ekspertiza supreme dhe cilësia e teknologjisë janë gjëja që i bën për vete klientë të tillë dhe lejon për tërheqjen e shumë organizatave të tjera të fuqishme.
Projektet e ardhshme të kompanisë bullgare do të synojnë që kjo teknologji të arrijë tek më shumë klientë në më shumë industri, aktualisht depërtojnë në sferën financiare. Për këtë do ta ndihmojë edhe partneriteti i lidhur para pak kohe me kompaninë amerikane Keen Analytics, e cila pritet të ndihmojë bullgarët me marketingun e tregut të atjeshëm për të arritur tek më shumë klientë kryesisht në sektorin financiar të SHBA.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..