Një nga orkestrat më të reja bullgare mban emrin e kompozitorit tonë të madh Parashkev Haxhiev. Një muzikant me një volum më të madh të krijimtarisë si dhe opera të cilat janë kthyer në klasike – me këtë ngarkesë mbi shpinë orkestra qëndron në pragun e stinës së vet të dytë të koncerteve.
“Ideja për rivendosjen e orkestrës është të mund të zgjatet përmendja e emrit të këtij kompozitori të madh – thotë Svetosllas Llazarov. – Për ndryshe ne jemi polivalent dhe mund të interpretojmë muzikë nga epokat dhe gjinitë e ndryshme – nga rilindja, sepse kemi formacion me instrumente origjinale, barok, muzikë simfonike, muzikore, rok opera, me qenë se disponojmë me big bend dhe me rok grup elektronik.”
Orkestra është e përbërë prej rreth 65 muzikantëve dhe mund të transformohet në një formacion dhome ose simfonike. Në të marrin pjesë interpretues nga orkestrat e ndryshme në vend. Svetosllav Llazarov ve në dukje dy shfaqje dalluese të formacionit të ri nga stina e kaluar e koncerteve.
“Ne jemi akoma fare të rinj, tani po fillojmë të ecim. I jemi shumë mirënjohës Zotit se kishim mundësinë të fillojmë një veprimtari koncertesh. Do të dalloj një koncert shumë interesant me violinistin bullgar Pavell Minev – ai ka një karrierë botërore, ka mësuar dhe jeton në Rusi. Koncerti tjetër dallues është klase e mjeshtërisë e Valentin Pejçinovit-një bas i njohur bullgar, i cili jeton në Nju Jork dhe ka një kompani të madhe për arsimin e talenteve të rinj. Për ne qe një nder i madh se na zgjodhi për gala koncertin e klasës së mjeshtërisë. Ai është nxënës i Parashkev Haxhievit dhe miku i tij i ngushtë.”
Mbase me operën e Parashkev Haxhievit do të hapet stina e re e koncerteve e orkestrës me të njëjtin emër? Tani për tani dirigjenti preferon ta ruaj të fshehtë.
“Aktualisht kemi shumë propozime dhe ide dhe mbase së shpejti do të prezantojmë një spektral të tërë të operës ose dhe të operetës – vazhdon Svetosllav Llazarov. – Preferoj të mbaj të fshehtë akoma emrin e tij derisa gjërat bëhen të sigurta dhe të befasojmë publikun. Nuk është e përjashtuar mundësia që kjo të jetë opera nga Parashkiev Haxhievi. Po mendojmë eventualisht të bëjmë triptikun “Paradokse” në bazë të tregimeve të O’Henrit – tre opera me nga një akt me emrat “Ndarje”, “Vjedhësi”, dhe “Peshqeshet”.
Pjesa bazë nga repertori i orkestrës do të jenë krijimet e Parashqev Haxhievit. Dhe kjo nuk është e rastit. Muzika e tij është melodike, por dhe mjaft moderne për kohën e vet, dhe nuk duhet të shkojë në haresë, mendon djali i gruas i kompozitorit, i cili e përkul konkën përpara talentit të babait të tij shpirtëror dhe është mirënjohës për edukimin, të fituar në mjedisin artistik në shtëpinë e tij.
“Kjo me të vërtetë qe shtëpi me një frymë dhe prani të fortë artistike, të cilët akoma ndihen – kujtohet Svetosllav Llazarovi. – Aty vazhdimisht prodhohej muzikë dhe këndohej. Kur shkruante diçka të re, Parashkiev Haxhievi menjëherë e interpretonte përpara meje ose përpara mamasë sime. Shumë emra të mëdhenj në kulturën tonë muzikore, piktorë dhe në përgjithësi njerëz të artit kanë ardhur në shtëpi tek ne për vizitë. Shumë mbrëmje artistike, siç thuhet tani, ka pasur në shtëpi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..