Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një orkestër e re bullgare rilind krijimtarinë e Parashkev Haxhievit

Foto: arkiv personal

Një nga orkestrat më të reja bullgare mban emrin e kompozitorit tonë të madh Parashkev Haxhiev. Një muzikant me një volum më të madh të krijimtarisë si dhe opera të cilat janë kthyer në klasike – me këtë ngarkesë mbi shpinë orkestra qëndron në pragun e stinës së vet të dytë të koncerteve.

Orkestra me po këtë emërtim mundet të ekzistojë mezi disa vjet pas ndryshimeve demokratike. Ideja që formacioni të mund të rivendoset lind në lidhje me jubileun e 100 të kompozitorit gjatë vitit 2012. Kështu me detyrën jo fare të lehtë nisen dirigjenti Svetosllav Llazarov – djali i gruas i kompozitorit dhe trashëgimtari i tij i vetëm, dhe Stefan Djankov, aktualisht një menaxher administrativ. Dhe fillimi i ri bëhet fakt – gjatë vitit të kaluar orkestra “Parashkev Haxhiev” prezantohet përpara publikut tonë vendas.

“Ideja për rivendosjen e orkestrës është të mund të zgjatet përmendja e emrit të këtij kompozitori të madh – thotë Svetosllas Llazarov. – Për ndryshe ne jemi polivalent dhe mund të interpretojmë muzikë nga epokat dhe gjinitë e ndryshme – nga rilindja, sepse kemi formacion me instrumente origjinale, barok, muzikë simfonike, muzikore, rok opera, me qenë se disponojmë me big bend dhe me rok grup elektronik.”

Orkestra është e përbërë prej rreth 65 muzikantëve dhe mund të transformohet në një formacion dhome ose simfonike. Në të marrin pjesë interpretues nga orkestrat e ndryshme në vend. Svetosllav Llazarov ve në dukje dy shfaqje dalluese të formacionit të ri nga stina e kaluar e koncerteve.

“Ne jemi akoma fare të rinj, tani po fillojmë të ecim. I jemi shumë mirënjohës Zotit se kishim mundësinë të fillojmë një veprimtari koncertesh. Do të dalloj një koncert shumë interesant me violinistin bullgar Pavell Minev – ai ka një karrierë botërore, ka mësuar dhe jeton në Rusi. Koncerti tjetër dallues është klase e mjeshtërisë e Valentin Pejçinovit-një bas i njohur bullgar, i cili jeton në Nju Jork dhe ka një kompani të madhe për arsimin e talenteve të rinj. Për ne qe një nder i madh se na zgjodhi për gala koncertin e klasës së mjeshtërisë. Ai është nxënës i Parashkev Haxhievit dhe miku i tij i ngushtë.”

Mbase me operën e Parashkev Haxhievit do të hapet stina e re e koncerteve e orkestrës me të njëjtin emër? Tani për tani dirigjenti preferon ta ruaj të fshehtë.

“Aktualisht kemi shumë propozime dhe ide dhe mbase së shpejti do të prezantojmë një spektral të tërë të operës ose dhe të operetës – vazhdon Svetosllav Llazarov. – Preferoj të mbaj të fshehtë akoma emrin e tij derisa gjërat bëhen të sigurta dhe të befasojmë publikun. Nuk është e përjashtuar mundësia që kjo të jetë opera nga Parashkiev Haxhievi. Po mendojmë eventualisht të bëjmë triptikun “Paradokse” në bazë të tregimeve të O’Henrit – tre opera me nga një akt me emrat “Ndarje”, “Vjedhësi”, dhe “Peshqeshet”.

Pjesa bazë nga repertori i orkestrës do të jenë krijimet e Parashqev Haxhievit. Dhe kjo nuk është e rastit. Muzika e tij është melodike, por dhe mjaft moderne për kohën e vet, dhe nuk duhet të shkojë në haresë, mendon djali i gruas i kompozitorit, i cili e përkul konkën përpara talentit të babait të tij shpirtëror dhe është mirënjohës për edukimin, të fituar në mjedisin artistik në shtëpinë e tij.

“Kjo me të vërtetë qe shtëpi me një frymë dhe prani të fortë artistike, të cilët akoma ndihen – kujtohet Svetosllav Llazarovi. – Aty vazhdimisht prodhohej muzikë dhe këndohej. Kur shkruante diçka të re, Parashkiev Haxhievi menjëherë e interpretonte përpara meje ose përpara mamasë sime. Shumë emra të mëdhenj në kulturën tonë muzikore, piktorë dhe në përgjithësi njerëz të artit kanë ardhur në shtëpi tek ne për vizitë. Shumë mbrëmje artistike, siç thuhet tani, ka pasur në shtëpi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD

"Ditët e anasonit" me B.T.R.

Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..

botuar më 24-11-19 8.45.PD