Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prapë errësohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Rusisë

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 8 shtator u lajmërua, se Bullgaria refuzoi të lejojë, që në periudhën nga 1 deri më 24 shtator aeroplanë ushtarakë transportues rusë të kalojnë drejt Sirisë përmes hapësirës ajrore të vendit. Ministria e Punëve të Jashtme saktësoi, se bazë për refuzimin u bë një informacion të pasaktë treguar në kërkesat për fluturim lidhur me qëllimin e fluturimeve dhe me mallrat e transportuara. Ministri ushtarak Nikollaj Nençev tha, se mallrat ishin shpallur si ndihmë humanitare, por Ministria e Jashtme dispononte informacion, se bëhej fjalë për armë. Pësuan reagimet e ashpra të Moskës, që vinin të sugjerojnë, se marrëdhëniet bullgaro-ruse po errësohen.

Një përfaqësues i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës së Rusisë shprehu keqardhje, se Bullgaria e para mbrapsi para presionit të SHBA-së, që shtetet ballkanike t’i pengojnë kalimit të aeroplanëve rusë me ndihmë humanitare për Sirinë. Zëvendës kryetari i Dumës Ruse siguroi, se Moska do të gjejë përgjigjen adekuate të “hapit armiqësor” të Sofjes, ndërsa Ministria e Jashtme Ruse kërkoi shpjegim për këtë refuzim.

Refuzimi i korridorit ajror nga ana e Sofjes tashmë ka precedent në marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë qershorit të vitit 1999 Bullgaria nuk u lejoi aeroplanëve rusë të kalojnë përmes hapësirës ajrore të vendit, të cilën Rusia e kërkoi për të forcuar praninë në Kosovë. Atëherë Bullgaria akoma nuk ishte anëtare e NATO-së, por tani është. Ja përse ajo ndjek me vëmendje zhvillimet në Siri. Për këtë arsye ndoshta ajo e kishte parasysh shqetësimin e shprehur nga sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri ditën e shtune para ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, në lidhje me angazhimin e supozuar ushtarak rus në Siri. Zoti Lavrov komentoi, se pala ruse kurrë nuk ka fshehur se ka ndërmend t’u furnizojë municione autoriteteve siriane, që të luftojnë me terroristët.

Dyshimet për pa korrektësinë e Rusisë në shpalljen e mallrave ajrorë gjithashtu kanë precedent. Para tre vitesh një aeroplan Airbus A 320 ishte i detyruar të zbret në Turqi duke udhëtuar nga Moska për në Damask. Kjo për dyshimin, se transporton municione ushtarake. Atëherë ky mosbesim nuk u justifikua. Megjithatë tani prapë u shfaqën dyshime të ngjashme.

Vallë, a do të shpjegojë Sofja çfarë është problemi, siç ngul këmbë Ministria e Jashtme Ruse, nuk është e qartë. Tashmë zëdhënësja e Ministrisë Bullgare Betina Zhoteva sqaroi, se nuk lejohet kalimi i aeroplanëve ushtarakë transportues rusë përmes hapësirës ajrore të Bullgarisë për shkak të dyshimeve të arsyetuara, se karakteri i ngarkesave nuk iu përgjigjet atij të deklaruarit. Ajo shtoi, se Bullgaria e mori këtë vendim vet.

Mirëpo, del një pyetje tjetër. Në se është e vërtetë deklarata e Moskës, se refuzimi i korridorit ajror përmes Bullgarisë nuk ka rëndësi të madhe, sepse për transportime ajrore deri në Siri Rusia shfrytëzon itinerare të tjera, atëherë pse ajo kërkoi të kalojë përmes hapësirës ajrore bullgare? Përgjigja e kësaj pyetjeje akoma nuk ka.

Çfarëdo dyshime të dalin rreth këtij rasti, është e qartë, se tensioni në marrëdhëniet e Bullgarisë me Rusinë tashmë bëhet kronik. Dhe ky është një fakt për të mjeruar, edhe pse të dy vendet të ndodhen në dy polet e kundërta politike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD