Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Refugjatët – politika tjetër e madhe evropiane

БНР Новини
Foto: BTA

“Zgjidhja e krizës me refugjatët nuk mund të arrihet nga një shtet. Evropa mund të kapërcejë krizat, pavarësisht a bëhet fjalë për ukrainasen, greken apo për ndonjë krizë tjetër, vetëm në se shtetet veprojnë së bashku” – tha dje Presidenti Rosen Plevneliev në fjalinë e tij me rast të përvjetorit të 130-të të Bashkimit të Principatës Bullgari me Rumelinë Lindore. Një ditë para kësaj përfundoi samiti dyditor i ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg me përpjekjen e radhës të pasuksesshme për arritjen e konsensusit për krizën e refugjatëve. Një pjesë e të pranishmet kanë insistuar për kuota të detyrueshme për refugjatët, një pjesë tjetër – për përforcimin e kontrollit kufitar dhe për luftim të trafikantëve.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë arritur unanim për krijimin e zonave të parrezikshme në shtete të treta dhe të qendrave për aplikim – thuhet në deklaratën e përbashkët të pranuar në samit. KE dhe shtetet anëtare duhet të krijojnë qendra për pranimin e migrantëve në shtetet kufitare të BE-së dhe në shtetet fqinje të Ballkanit. Në këto qendra klandestinët do të identifikohen dhe do të regjistrohen para shqyrtimit të aplikimeve të tyre për strehim .BE dhe shtetet anëtare duhet të mbështetin këto përpjekje të përbashkëta me ofrimin e personelit dhe me ndihmë teknike – thuhet në dokument. Brukseli tashmë është përqendruar plotësisht mbi kuotat për refugjatët, jo mbi problemin me klandestinët ilegalë. Sipas përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme Federika Mogerini “duhet të flasim vetëm për krizë refugjatësh sepse sirianët, afganët, eritrejasit dhe irakianët që vijnë janë kryesisht njerëz të cilët përpiqen të shpëtohen nga lufta. “BE-ja planifikon të krijojë një “mekanizëm të përhershëm për vendosjen e migrantëve në shtetet e komunitetit” dhe numri i njerëzve të pranuar do të saktësohet në parim proporcional sipas madhësisë së shtetit përkatës” – mendon ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn, shteti i të cili po kryeson BE-në.

Prioritet për Bullgarinë është gatishmëria e lartë për rritjen potenciale të tensionit të refugjatëve.  Ajo do të ofrojë edhe në të ardhmen organizatë të domosdoshme, kushte të mira dhe kujdes për ata që kërkojnë strehim tek ne.

“Mendoj se politika jonë është e suksesshme sepse deri tani kryejmë të gjitha detyrimet e lidhura me refugjatët – i regjistrojmë, identifikojnë origjinën e tyre, personalitetin  e tyre, dhe marrim shenjat e gishtave” – shpjegoi në Parlament ministrja e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova. “Këtej e tutje do të përqendrohemi edhe mbi klandestinët ilegalë – kryesisht nga Turqia. Përpiqemi t’i ndalojmë dhe t’i çojmë në qendrat e regjistrimit, kështu që të kontrollojmë tërë procesin. Pavarësisht nga vështirësitë dhe rritja e trefishte e intensitetit, ne regjistrojmë pothuaj të gjithë klandestinët, të cilët kalojnë nëpër territorin tonë. I ofrojmë kujdes në qendrat e refugjatëve.”

Sipas zëvendës kryeministres Bëçvarova qeveria parashikon masa adekuate në rast të rritjes së fluksit të migrantëve. Refugjatët që kalojnë përmes Bullgarisë janë më pak tani, sepse pjesa më e madhe e tyre preferojnë fqinjat tonë perëndimore drejt Hungarisë dhe Austrisë.

“Kemi gatishmëri për tri variante të ndryshme dhe dimë se si do të veprojmë. Aktualisht punojmë sipas variantit të parë dhe po e kontrollojmë mirë situatën. Po përgatitemi për variantin e dytë duke analizuar mundësitë për krijimin e akoma 6 qendrave të reja të regjistrimit” – vazhdoi ministrja Bëçvarova, duke saktësuar se politika e qeverisë nuk do të lejojë kërcënime eventuale kundër sigurisë së shtetit.

“Situata është shumë dinamike – shpjegoi ministrja para deputetëve. – Në shtetet fqinje presioni i refugjatëve është aq i madh se është e vështirë që ai të përfytyrohet. Për këtë arsye është e mundshme që gjërat të ndryshohen kështu që forcat tona të bëhen të pamjaftueshme. Një nga shkaqet, për të cilat në Bullgari ka vetëm 16 mijë refugjatë, duke pasur parasysh se në Maqedoni ka 160 mijë, në Serbi – 110 mijë, është kontrolli i fortë në territorin tonë.”

Deri në fundin e vjeshtës do të jemi gati me pjesën e dytë të gardhit kufitar mes Bullgarisë dhe Turqisë. Tashmë janë ndërtuar 20 kilometra të pajisjes që do të jetë 130 kilometra. Në të do të ketë hapje të posaçme, ku emigrantët do të mund të kalojnë – qëllimi është kanalizimi i fluksit të migrantëve drejt pikave të kontrollimit kufitar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD