Kongresi i radhës Ndërkombëtar i Studimeve të Evropës Juglindore po zhvillohet në Sofje (31 gusht – 4 shtator 2015). Forumi është organizuar nga Instituti i Ballkanistikës me Qendër të Trakollogjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe është me moto: “Evropa Juglindore dhe integrimi evropian: aspektet politike, socio-ekonomike dhe kulturore” dhe është nën patronazhin e UNESKO-s. Ai mbledh në një vend elitën akademike botërore në fushën e studimeve të Evropës Juglindore. Pjesëmarrësit janë 250 dhe ata tregojnë rezultatet e veprimtarisë së tyre shkencore.
Shkenca shqiptare është prezantuar mjaft mirë nga studiuesit e dalluar shqiptarë dhe të huaj. Emrat janë shumë: prof. Naser Ferri nga Prishtina flet për integrimin e ilirëve në Perandorinë Romake, dr. Arsim Ejupi prezanton analizën e përbashkët të tij dhe të profesoreshës Lindita Rugova për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Luginën e Prehevës. Për punën e vet në fushën e linguistikës flet Xhelal Ylli.
“Asimetritë e zhvillimit dhe ndikimi i tyre në zhvillimin demokratik të Shqipërisë” është titulli i kumtesës së profesorit Kosta Barjaba nga Tirana. Më e fortë është prania shqiptare në sesionin “Mediat dhe integrimi evropian i Evropës Juglindore” – atje studimet e tyre prezantojnë Lumnije Bajrami, Bardh Rugova dhe Rahman Paçarizi nga Prishtina dhe Alban Tartari nga Tirana. Nuk mund të përmendim të gjitha emrat e specialistëve të albanologjisë, të cilët po ndodhen në Sofje. Ju ofrojmë të dëgjoni fjalët e profesoreshes Ke Jing (Ke Xhing) nga Universiteti i studimeve të huaja i Beixhingut të Kinës dhe të profesorit Shaban Sinani nga Tirana:
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..